Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptaret protestojne

Shqiptaret protestojne

Protesta na Shkup. Tetove, Kumanove dhe qytete te tjera

14:20 – Në Shkup po zhvillohet protesta e mijëra protestuesve shqiptarë me moton “Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve”. Turma ka mbërritur para Qeverisë.
Turmat e grumbulluara nga pjesa qendrore e Shkupit ka lëvizur në drejtim të Gjykatës Themelore të Shkupit, duke u drejtuar më pas drejt Qeverisë.
Protestuesit kryesisht po mbajnë flamuj kombëtar, me transparente dhe parulla “ Shqipëri Etnike”, “Nikolla Terrorist”, Sopot 2”, “UÇK”, “Amerikë jemi me ty”, “Myslimanët nuk janë terrorist” si dhe thirrje “Vrasës”, “Stop procesve të montuara”, “Shqipëri Etnike”. ndërsa për dallim nga protesta e kaluar tashmë flamujt fetar nuk janë të pranishëm në krye të turmës. Gjithashtu nuk kanë munguar edhe thirrjet fetare “Allahu Ekber”.
Protesta është zhvilluar në Tetovë, ku protestuesit janë drejtuar nga sheshi i Tetovës në drejtim të Gjykatës Themelore të Tetovës. , e me pas ata jane drejtuar drejt selise se Bashkimit Demokratik per Integrim.
Protesta masive nuk ka pasur në qytetet tjera si Gostivar, Strugë, Dibër dhe Kërçovë, edhe pse ato ishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale.
Një numër i vogël i protestuesve kanë protestuar në Kumanovë, edhe atë rreth 300 persona, mirëpo ato u shpërndanë pas një marshimi të shkurtër dhe moslejimit për të shkuar drejt qendrës së qytetit.
Parullat që u dëgjuan ishin nga më të ndryshmet, por kryesisht janë kombëtare “Stop dhunës”, “Stop rasteve të montuara”, “Shqiptarët nuk janë terroristë”, “Shqipëri etnike”, “Jankullovska është vrasëse”.
Ndërsa në duar mbajnë flamuj të Evropës dhe atë shqiptar. Pas disa minutave turma u shpërnda në mënyrë paqësore dhe pa incidente.
Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e protestës dhe shumë policë janë stacionuar në disa pika që konsiderohen si kritike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *