Home / Lajme / Maqedoni / SHSHA:Ministër Fatmir Besimi ktheje (mirënjohjen) e Serbisë!

SHSHA:Ministër Fatmir Besimi ktheje (mirënjohjen) e Serbisë!

10 maj-Për reagimin tonë,thotë SHSHA-ja,u bë si shkas vizita e Ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë Fatmir Besimi ditë më parë në Beograd.Ndonëse jetojmë në Ballkan dhe me fqinjët e popullit shqiptar duhen pasur tretman të matur kur dihet fakti se tash e njëqind vjet jemi në armiqësi me Serbinë.Përkitazi me këtë është dashur që të ketë në konsideratë Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi,i cili në vizitën e tij zyrtare në Beograd takoj Kryeshefin e Ushtrisë së Serbisë Gjeneral Lubisha Dikoviq

Kohëve të fundit po flitet shumë për ,,marrëveshjet,,rajonale Maqedoni-Serbi që janë fund e krye kurtha të reja antishqiptare.Kjo po shihet këso kohe në Maqedoni përmes qarqeve të ndryshme me aktet e grafiteve dhe të fyerjeve në baza kombëtare të popullit shqiptar,kështu thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.Situata politike po i kalon kufinjët e jetës normale dhe përditë po bëhet më pak e sigurt,ndonëse populli shqiptar nuk e dimë se në(çfarë shkalle)është në mbrotje të Kushtetutës së këtij vendi.Apo,thënë ndryshe,ai ka mbetur në mëshirën e kohës njerkë,e thotë me shqetësim kjo shoqatë nga Amerika.

Për reagimin tonë,thotë SHSHA-ja,u bë si shkas vizita e Ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë Fatmir Besimi ditë më parë në Beograd.Ndonëse jetojmë në Ballkan dhe me fqinjët e popullit shqiptar duhen pasur tretman të matur kur dihet fakti se tash e njëqind vjet jemi në armiqësi me Serbinë.Përkitazi me këtë është dashur që të ketë në konsideratë Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi,i cili në vizitën e tij zyrtare në Beograd takoj Kryeshefin e Ushtrisë së Serbisë Gjeneral Lubisha Dikoviq.Kush është ky gjeneral që bëri krimet më të rënda në Kosovë?-pyet kjo shoqatë Ministrin Fatmir Besimi.

Gjeneral L.Dikoviq ishte komandant i brigadës 37 të motorizuar që erdhi nga Serbia në Kosovë (1998)për të shtypur luftën e djelmenisë shqiptare të UÇK-së dhe në Drenicë bëri krimet më të rënda.Ky ushtarak me duart e përgjakura në katundet e Drenicës(Izbicë,Krasmirovc dhe Prekaz)e përgjaku tokën me vrasjen dhe torturat me makabër që diti të ushtrojë makineria ushtarake fashiste e Serbisë.Po me këtë ushtarak serb dhe me duart e përgjakura në Drenicë takohet ministri ynë Fatmir Besimi për të biseduar (agjenda)për çështjet rajonale të sigurisë në Ballkan.Për të qenë edhe më skandaloze ky takim,krimineli ushtarak i ushtrisë së Sërbisë po në zyrën e tij e ,,nderon,,me një mirënjohje ministrin F.Besimi(!).

SHSHA-ja është në njohuri se ai vjen nga radhët e BDI-së dhe kualicioni e bënë të vetën!Mirëpo,për shkak të rrethanave të kohës së luftës dhe të qendrimit përmanent të Serbisë kundër shtetbërjes së Kosovës,z.Besimi është dashur që vizitën e tij të(zavendësoj)me ndihmësit e tij në MBM-së,thuhet më tej në reagimin e shoqatës nga Amerika.Nëse dikush e ka harruar plagën e përgjakur,Drenica e Adem Jasharit nuk do të harroj kurrë njëmijë plagët e luftës me Serbinë tash e një shekull!Pas kësaj vizite famëkeqe në Beograd të z.Besimi,pak ditë më vonë lideri i BDI-së Ali Ahmeti vjen në Drenicë në manifestimin të Kulla e Ilaz Kodrës(bashkëluftëtar i Adem Jasahrit)dhe rrëfehet për rrugëtimin e tij për lirinë e atdheut dhe,siç thoshte,,ne që mbetëm gjallë,,!Nuk e kemi për qëllim të shantazhojmë askend,por e do rruga jonë që të jemi në nivel të përgjegjësisë se koha po troket në ndërgjegjën tonë.Sadoqë janë vijat e kaulicionit në Maqedoni,faktori politik shqiptar në këtë rast BDI-ja duhet të ketë parasysh kur bënë,,marrëveshjet,,më subjektin maqedonas.Për fund kjo shoqatë nga Amerika kërkon nga ministri Fatmir Besimi që ,,mirënjohjen,,që e mori nga duart e ushtarakut të ushtrisë serbe në Beograd Lubisha Dikoviq le t,ia kthej si të pavlerë,ndonëse ajo shton dhimbjen e 15 mijë shqiptarëve të vrarë e të masakruar në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *