Home / Lajme / Maqedoni / Shumica të pa përcaktuar

Shumica të pa përcaktuar

30 maj-Të anketuarit, respektivisht 45 për qind e tyre, gjithashtu konsiderojnë se opozita nuk do ta kishte fituar besimin e shumicës së qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, 25.10 janë përgjigjur pozitivisht, 29.90 për qind kanë thënë se nuk e dinë nëse opozita do të kishte fituar votëbesimin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtu vërehet një dallim sa i përket mendimit të maqedonasve dhe shqiptarëve

Po qe se javën e ardhshme do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, çdo i treti qytetar i Maqedonisë nuk do të dinte se për kë do të votonte. Kështu flasin të dhënat e anketës së Institutit për Hulumtime Politike – Shkup. Përveç 30.6 për qind e të anketuarve që nuk dinë se për kë do të votonin, 15.7 për qind nuk do të votonin për asnjë parti.

Nga ana tjetër, sipas anketës të realizuar përmes telefonit në periudhën 25 deri në 29 maj, mbi 23 për qind e të anketuarve janë deklaruar se nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin javën e ardhshme, do të votonin për VMRO-DPMNE-në, për LSDM – 14.9, për BDI – 6.7, për PDSH – 4.2 për qind, 1.8 për qind për RDK-në, 1.1 për PLD-në dhe 0.5 për qind për VMRO-PP. IHPSH ka bërë edhe hulumtimin në pyetjen se “Po qe se vetëm ju votoni, cilin politikan do ta kishit zgjedhur kryeministër të Maqedonisë“. Shumica e të anketuarve ose 23.5 për qind do të zgjidhnin Nikolla Gruevskin si kryeministër të ardhshëm, 8 për qind – Branko Cërvenkovskin, 6.3 për qind – Ali Ahmetin, 2.7 – Menduh Thaçin, 2.3 – Rufi Osmanin, 2 – Radmilla Shekerinskën, 1.4 – Arbën Xhaferin dhe 1.2 për qind për Lubço Georgievskin. Përqindja më e madhe, gjegjësisht 29 për qind nuk e dinë se kë do të kishin zgjedhur për kryeministër të ardhshëm, 15.6 për qind do të zgjidhnin asnjë, ndërsa 8 për qind do të zgjidhnin një tjetër. Të anketuarit, respektivisht 45 për qind e tyre, gjithashtu konsiderojnë se opozita nuk do ta kishte fituar besimin e shumicës së qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, 25.10 janë përgjigjur pozitivisht, 29.90 për qind kanë thënë se nuk e dinë nëse opozita do të kishte fituar votëbesimin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtu vërehet një dallim sa i përket mendimit të maqedonasve dhe shqiptarëve. Kësisoj, 34.10 për qind e shqiptarëve nuk besojnë se në përgjithësi – opozita do ta kishte fituar besimin të shumicës së qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, 32.9 janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 32,9 nuk kanë patur përgjigje. Te maqedonasit, situata është më ndryshe – 49 kanë patur përgjigje negative, 22.2 për qind përgjigje pozitive dhe 28.7 për qind nuk kanë patur përgjigje. Të pyetur se cilës parti do t’ia jepnin besimin për të udhëhequr ekonominë e Maqedonisë, 30.5 për qind janë prononcuar për VMRO-DPMNE, 10 për qind për LSDM-në, 7.7 për qind për BDI-në dhe 3.3 për qind për PDSH-në. Besim në asnjë parti nuk kanë 28.9 për qind, ndërsa 17.6 për qind kanë thënë se nuk e dinë. Anketa telefonike është realizuar me 1.111 të anketuar.KOHA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *