Home / Sport / Siti mund Junajted dhe merr kreun e Premier Ligës

Siti mund Junajted dhe merr kreun e Premier Ligës

Një gol me kokë i kapitenit Vinsent Kompani ka dërguar Mançester Sitin në kreun e kampionatit anglez të futbollit dhe ka vënë skuadrën e drejtuar nga Roberto Mançini në një pozicion të favorshëm për të fituar titullin kampion pas suksesit 1-0 ndaj Mançester Junajtid në stadiumin “Etihad”.

Ndeshja nuk kishte shumë ritëm por Siti arriti të merrte kryesimin në kohën shtesë të pjesës së parë. Kompani u tregua më i shkathët në lojën në ajër duke mundur Kris Smalling për të dërguar me kokë topin në rrjetë pas një goditje nga këndi të David Silvas.

Tensioni i lartë i kësaj sfide u përjetua edhe nga pankinat ku fillimisht Ferguson protestoi ashpër për një faull të Kompani ndaj Runit, e më pas u zu me Roberto Mançinin pas një ndërhyrje të De Jong ndaj Uellbek. U desh ndërhyrja e stafeve teknikë të dy skuadrave dhe e gjyqtarit të katërt që dy trajnerët të ndaheshin nga njëri-tjetri, ndërsa nuk kursyen fyerje të rënda.

Pavarësisht tentativave të Junajtid, situata nuk ndryshoi dhe Mançester Siti fitoi ndeshjen dhe kreun e kampionatit. Tashmë ekipi i Mançinit ka dy ndeshje që duhet të fitojë për të shpresuar që të sjellë në shtëpi titullin që i mungon prej sezonit 1967-68.

Situata

Mançester Siti: 83 pikë, diferenca e golave +61

Ndeshje të mbetura: Njukasëll-Mançester Siti (06/05), Mançester Siti-QPR (13/05)

Mançester Junajtid: 83 pikë, diferenca e golave +53

Ndeshje të mbetura: Mançester Junajtid-Suonsi (06/05), Sandërlend-Mançester Junajtid (13/05)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *