Home / Sport / Siti, një fitore larg titullit

Siti, një fitore larg titullit

Mançester Siti fiton 2-0 në fushën e Njukasëll dhe është vetëm një hap larg fitores së titullit kampion. Tani, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së kundërshtarëve të Mançester Junajtid, skuadrës së Mançinit i mjafton të fitojë ndeshjen e fundit të sezonit, në program të dielën, në shtëpi kundër QPR

Sfidën me Njukasëll e vendosi mesfushori Jaja Ture, i cili shënoi të dy golat në pjesën e dytë të ndeshjes, duke treguar se është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Sitit.

Ndërkohë, Mançester Junajtid vazhdon të mbajë gjallë shpresën për një përmbysje në javën e fundit, duke mundur 2-0 me lehtësi Suonsin. Por “djajtë e kuq” vazhdojnë të mbeten prapa me diferencë golash dhe vetëm një hap i gabuar i Sitit mund t’i japë titullin ekipit të Ferguson.

Në zonën Champions, Totenhemi nuk ka përftuar nga hapi i gabuar i Arsenalit një ditë më parë, duke barazuar 1-1 me Aston Vilën.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *