Home / Sport / Skënderbeu shpallet përsëri kampion

Skënderbeu shpallet përsëri kampion

Kategoria Superiore e futbollit në Shqipëri ka mbyllur këtë edicion me një spektakël të shëmtuar, ku pak rëndësi ka patur fakti se Skënderbeu është shpallur kampion për të dytën herë radhazi.

Triumfi i pritur i korçarëve në fushën e Pogradecit me rezultatin 3-1 ka dënuar këta të fundit me rënien e drejtpërdrejtë nga kategoria, ndërsa ka qenë Apolonia që ka kaluar në play-out falë një suksesi të turpshëm 6-5 ndaj Tomorit.
Marrëveshja e dukshme mes skuadrave i dha tri pikët fierakëve, ndërsa beratasit i krijuan mundësinë Bakiut që të shënonte katër herë, duke synuar të shpallej golashënuesi më i mirë.
Turpit të Fierit i kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë spektakli i shëmtuar në Shkodër, ku Vllaznia vendase i jep fund sezonit të saj të dështuar me një estradë po aq të shëmtuar 4-4 ndaj Shkumbinit. Me këtë rezultat që dukej qartësisht që ishte i paracaktuar nga të dy skuadrat, Shkumbini siguroi si mbijetesën në Superiore, ashtu edhe “Këpucën e Artë” për Roland Dervishin që çuditërisht shënonte sa herë që shënonte edhe Bakiu në ndeshjen e Fierit.
Si rrjedhojë, verdiktet e sezonit flasin për Skënderbeun kampion dhe pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve, ndërsa do të luajë pas pak ditësh kundër Tiranës në finalen e Kupës së Shqipërisë. Sido që të shkojë kjo ndeshje, në Europa League do të shkojnë Teuta nënkampione si dhe Tirana e Flamurtari.
Direkt nga kategoria kanë rënë Dinamo e Pogradeci, ndërsa në play-out shkojnë Tomori, Kamza e Apolonia.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *