Home / Sport / Sonte, finalja e madhe e Champions League

Sonte, finalja e madhe e Champions League

Dy adoleshentë të panjohur më parë në futbollin europian, Todd Kane, 18 vjec dhe Nathaniel Chalobah, 17, të cilët kurrë nuk kanë luajtur ndonjëherë me Celsin, janë grumbulluar në mënyrë surprizë për finalen e madhe të Ligës së kampioneve, sot në orën 20:45.

Ata do të jenë zëvendësues në pankinë, në rast të ndonjë problemi të mundshëm të dy mbrojtësve David Luiz dhe Kahill që ende nuk janë në kushtet optimale për ndeshjen ndaj Bajernit.
Trajneri i Celsit, Roberto Di Mateo ka pranuar se avantazhi i fushës, i jep Bajernit përparësi të madhe, dhe se do të kërkojnë të shfrytëzojnë maksimalisht shanset e tyre.
“Duhet të jemi të përulur dhe të shfrytëzojmë eksperiencën e gardës së vjetër. Duhet të bëjmë ndeshjen tonë duke pasur kujdes ndaj Ribery dhe Robben, pa harruar që luan edhe Gomez i cili ka shënuar 41 gola këtë sezon. Mbrojtja jonë duhet të bëjë një ndeshje të madhe”, deklaroi tekniku italian.
Në kompanitë e basteve nuk mund të mungonte finalja e madhe e cila për shkak të zhvillimit në “Fusball Arena” të Mynihut, nuk mund të kishte favoritë tjetër vec Bajernit. Fitorja e gjermanëve brenda 90 minutëshit të rregullt, vlerësohet me 1.75, barazimi mes dy skuadrave në finale ka një koeficent më shumë se 3.5, ndërsa fitorja e Celsit brenda kohës së rregullt paguan të paktën 4 herë shumën e vënë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *