Home / Lajme / Maqedoni / Stacion rregjional për qent endacak

Stacion rregjional për qent endacak

29 maj-Nga komuna e Tetovës, bëjnë të ditur se ka kaluar në këshill programa për trajtimin e qenve endacak dhe në në bazë të kësaj programe ka filluar trajtimi dhe transporti i qenve endacak në këto hapësira.

Qent endacak të cilët janë në numër shumë të madh në qytetin e Tetovës dhe në komunat rurale do të trajtohen në një stacion regjional për këta qen. Kështu kanë vendosur kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut në mbledhjen e fundit të mbajtur në Xhepçisht. “Stacioni rregjional do të rregullohet sipas të gjitha kritereve dhe standardeve, kurse mjetet bashkërisht do të grumbullohen nga gjithë komunat e rajonit të Pollogut”, thë Fatmir Izairi, kryetar i komunës së Zhelinës njëkohësisht kryetar i qendrës rajonale të Pollogut, ku participojnë nëntë komuna. Në realizimin e kësaj qendre është sjellur vendim që të kyçen ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetova dhe ndërmarrjeve tjera komunale.“Tash është procedura e shqyrtimit të këtij vendimi nga ana e këshillave komunale nga rajoni I Pollogut. Në ndërkohë, intenzivisht jemi në teren dhe ëkrkojmë një lokacion adekuat për stacionin regjional për trajtimin e qenve endacak”, deklaroi Izairi. Përkohësisht është ndërtuar një stacion për trajtimin e qenve në hapësirat e ndërmarrjes publike komunale Tetova-Tetovë, konkretisht në “Njësinë parqet dhe gjelbërimi”, por kjo është një zgjidhje e përkohëshme deri në rregullimin e një stacioni të mirëfilltë. Nga komuna e Tetovës, bëjnë të ditur se ka kaluar në këshill programa për trajtimin e qenve endacak dhe në në bazë të kësaj programe ka filluar trajtimi dhe transporti i qenve endacak në këto hapësira. “Janë instaluar edhe kafazat për këta qen ndërsa aksioni vazhdon çdo ditë. Për këtë qëllim komuna e Tetovës ka ndarë rreth 1 milion e 200 mijë denarë”, thonë në komunën e Tetovës. Ndryshe, në rrugët e Tetovës, në rrugët e fshatrave në komunat rurale qentë endacak gjithnjë vërshojnë dhe paraqesin rrezik jo vetëm për fëmijët por edhe për të gjithë banorët. Sipas statistikave gjatë vitit të kaluar e deri para katër muajve, në Tetovë dhe më gjërë janë sulmuar dhe kafshuar rreth 300 kalimtarë të rastit të moshave të ndryshme, të cilët kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Tetovës. Vite me radhw problemi me qent endacak tangon qytetarwt e Tetovws ndërsa nw shumw lokacione vwrehen turma të tyre. (U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *