Home / Lajme / Maqedoni / Starton projekti “100 vite pa Shqipërinë”

Starton projekti “100 vite pa Shqipërinë”

8 maj-Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Organizativ, Prof. Dr. Sadi Bexheti tha se në mbledhjen e fundit të këtij këshilli është vendosur për fillimin e festimeve me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Me këtë rast, tha ai, kemi përgatitur një program që në vete ngërthen te gjitha elementet te rëndësishme për një ngjarje me rendësi te jashtëzakonshme historike dhe kombëtare.

Të martën në komunën e Tetovës është mbajtur konferenca me rastin e fillimit të festimeve për 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Një numër ngjarjesh do të shoqërojnë festimin e kësaj ngjarje të rëndësishme të shqiptarëve nën moton “100 vite pa Shqipërinë”. Ky projekt mbështetet nga komuna e Tetovës dhe ngërthen brenda vetes aktivitete të shumta nga fusha e historisë, kulturës dhe sportit.
Paraprakisht për organizimin e këtyre festimeve është themeluar Këshilli Organizativ me kryetar Prof.Dr. Sadi Bexhetin, ndërsa anëtarë të këtij Këshilli janë edhe z. Arben Xhaferi, z. Faik Mustafa, z. Zaim Beqiri, z. Muharem Idrizi, z. Senad Abduli, z. Orhan Ibraimi, z. Zeadin Sela dhe znj. Merale Ferati.

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Organizativ, Prof. Dr. Sadi Bexheti tha se në mbledhjen e fundit të këtij këshilli është vendosur për fillimin e festimeve me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Me këtë rast, tha ai, kemi përgatitur një program që në vete ngërthen te gjitha elementet te rëndësishme për një ngjarje me rendësi te jashtëzakonshme historike dhe kombëtare.

“Formimi dhe themelimi i shtetit shqiptar dallon nga zhvillimet e ngjashme në Siujdhesën Ilirike ose në Ballkan. Në luftërat që u shkaktuan pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane të gjitha shtetet ballkanike filluan konfliktet e armatosura për të kafshuar sa më shumë territor prej fqinjëve, pa marrë parasysh strukturën etnike të territoreve, traditën dhe elemente të tjera që janë ngushtë të lidhura me identitetin e një populli. Në Luftërat Ballkanike në vitin 1913 vetëm populli shqiptar mbajti neutralitetin me shpresë se në konferencat botërore do të njihet e drejta e popullit shqiptar që të themelojë shtetin e pavarur shqiptar në territore ku populli shqiptar kishte krijuar historinë e vet. Në këto luftëra populli shqiptar u sulmua egërsisht nga të katër anët, kryesisht nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia”, tha Bexheti.

Sipas tij, perandoria Otomane e obliguar që të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare nuk kishte hapësirë që t’i ndihmojë shqiptarët që të themelojnë shtetin e tyre. Madje ka ndodhur e papritura, që ajo të angazhohet t’i bindë shqiptarët, me fjalë o me luftë, që të tërhiqet nga zonat që cilësoheshin si interes i pakuptimtë i popujve të tjerë të Ballkanit.

“Në këto luftëra u themeluan shtetet që sot e gjithë ditën i posedojnë territoret që dikur u takonin shqiptarëve. Shqipëria e gjymtuar nga sulmet lakmuese të shteteve fqinje u themelua duke lënë jashtë vetes gjysmën e popullatës shqiptare e cila pastaj do t’i nënshtrohet represionit të paparë për t’i detyruar që të shpërngulen, kryesisht në Turqi”, tha Bexheti.

Sipas tij, pas vitit 1912 zhvillimet historike, sociale, ekonomike deri diku edhe kulturore të popullit shqiptar filluan të ndahen në atë brenda shtetit shqiptar dhe në atë jashtë shtetit shqiptar. Në njërën anë, në Shqipëri populli shqiptar gëzonte lirinë dhe oportunitetin që ofronte shteti shqiptar, ndërkaq pjesa tjetër e popullit që mbeti në Jugosllavi nuk gëzonte liri dhe nënshtrohej procesit të asimilimit apo të shpërnguljes.

“Sido që të jetë shqiptarët e kësaj ane të territorit kombëtar arritën të mbijetojnë edhe pa Shqipëri. Rezistenca e tyre zhvillohej në kuadër të drejtave të njeriut dhe të popujve për liri dhe vetëvendosje. Ky proces imanent historik vazhdon të zhvillohet”, tha Bexheti.
Sipas tij, këto manifestime në vete përfshijnë aspekte humane, kulturore ngaqë nuk janë të ngarkuara me armiqësitë që zakonisht burojnë nga armiqësitë me popujt e tjerë për shkak të kontesteve të ndryshme, të çfarëdo natyre qofshin ato. Vetëm populli shqiptar nuk mori pjesë në Luftërat Ballkanike.

Ndryshe, projekti do të përfshijë organizimin e manifestimeve, debateve, konferencave nga fusha e historisë dhe e kulturës dhe ngjarjeve tjera që do të jenë në funksion të idesë 100 vjet të themelimit të shtetit shqiptar.

Projekti do të dimensionojë optikën reale të historisë dhe kulturës së shqiptarëve përgjithësisht me theks të veçantë atë të shqiptarëve të Maqedonisë.

Nëpërmjet konferencave do të shpjegohet rrjedhat e historisë dhe kulturës shqiptare në rrethana të ndryshme historike dhe në funksion të alternimit të këtyre ngjarjeve në aktualitetin politik dhe kulturor të shqiptarëve

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *