Home / Lajme / Maqedoni / Suspendohen dy referentët në Manastir

Suspendohen dy referentët në Manastir

Zoran Miçevski dhe Zoran Kostovski kanë marrë vendimin për suspendim nga puna pasi ndaj tyre është ngritur padi për vepër penale keqtrajtim në detyrë. Në arsyetimin e vendimit për suspendimin e tyre, të nënshkruar nga drejtori i burgut Sllavko Gacovski

Dy referentët e burgut hetues në Manastir, janë personat e dyshuar që kanë keqtrajtuar shqiptarët e paraburgosur në rastin “Monstrum”. Zoran Miçevski dhe Zoran Kostovski kanë marrë vendimin për suspendim nga puna pasi ndaj tyre është ngritur padi për vepër penale keqtrajtim në detyrë. Në arsyetimin e vendimit për suspendimin e tyre, të nënshkruar nga drejtori i burgut Sllavko Gacovski thuhet se më 22 maj, Avokati i Popullit ka ngritur padi ndaj dy personave pasi dyshohen se më 2 maj, në ditën kur në këtë burg janë pranuar personat e dyshuar në rastin “Monstrum”, Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri dhe Rami Sejdiu në ditën e pranimit në tyre në këtë burg më 2 maj.

Një ditë pas kësaj ngjarje, i tërë personeli i burgut që ka qenë në detyrë një ditë më herët, është detyruar të japë deklaratë me shkrim. Deklaratat e dhëna nga punonjësit dhe mjeku i burgut, me ato të personave të keqtrajtuar si dhe me njohuritë e Avokatit të Popullit nuk janë përputhur me njëra tjetrën. Për këtë arsye, deri në ndriçimin e plotë të rastit nga ana e organeve hetuese, referentët e dyshuar për dhunë do të mbeten të suspenduar nga puna. (KOHA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *