Home / Lajme / Maqedoni / Takim i zëvendëskryeministrit Xhaferi me shefin e Misionit të OSBE-së, Bret

Takim i zëvendëskryeministrit Xhaferi me shefin e Misionit të OSBE-së, Bret

9 maj-Lidhur me ngjarjet e fundit, bashkërisht u konkludua se është i patjetërsueshëm një proces gjyqësor i drejtë dhe transparent, për të gjithë të dyshuarit, ndërsa respektimi i vlerave etnike, fetare dhe kulturore, është kusht themelor për mirëbesimin mes komuniteteve të ndryshme në një vend multietnik.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, sot realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Ralf Bret.

Gjendja aktuale në vend, proceset integruese – anëtarësimi në NATO dhe BE, si dhe marrëdhëniet ndëretnike ishin në fokusin e bisedës në takimin mes Xhaferit dhe ambasadorit Bret.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Xhaferi, siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të tij, ripërsëriti qëndrimin se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, është kusht për krijimin e mirëbesimit ndërmjet etniteteve dhe hap rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Lidhur me ngjarjet e fundit, bashkërisht u konkludua se është i patjetërsueshëm një proces gjyqësor i drejtë dhe transparent, për të gjithë të dyshuarit, ndërsa respektimi i vlerave etnike, fetare dhe kulturore, është kusht themelor për mirëbesimin mes komuniteteve të ndryshme në një vend multietnik.

“Vetëm proces i drejt, transparent dhe i paanshëm, do të evitojë të gjitha dyshimet për procese të gjykimit kolektivë”, thuhet në kumtesë.

Nga takimi iu bë thirrje shoqërisë civile, bashkësive fetare si dhe institucioneve dhe organizmave të tjerë të japin kontributin e tyre, për ruajtjen e tolerancës, marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në vend

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *