Home / Lajme / Maqedoni / Të arrestuarit në operacionin ‘Monstër’ në gjykatë

Të arrestuarit në operacionin ‘Monstër’ në gjykatë

2 maj-Pranë kësaj gjykate ka pasur forca të mëdha policore, ndërsa me radhë janë sjellur grupi i të ndaluarëve. Në këtë vend ata do të merren në pyetje lidhur e akuzat që i ka ngritur policia dhe që u prezantuan nga ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska në konferencën e shtypit

Grupi i 20 të arrestuarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit sot ka dalur para gjykatësit hetues në Gjykatën Penale në Shkup. Pranë kësaj gjykate ka pasur forca të mëdha policore, ndërsa me radhë janë sjellur grupi i të ndaluarëve. Në këtë vend ata do të merren në pyetje lidhur e akuzat që i ka ngritur policia dhe që u prezantuan nga ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska në konferencën e shtypit. Ndryshe, 20 shqiptarë të arrestuar, në mesin e të cilëve edhe pensionistë dhe një grua 60 vjeçare, ishte bilanci i aksionit të së hënës herët në mëngjes i njësiteve speciale dhe policisë së Maqedonisë. Haraçina, Shutka, Gazi Baba, Serova dhe Hasanbegu janë gdhirë të rrethuar me policë të shumtë që kishin bastisur dhjetëra shtëpi. Ministrja Jankullovska është lavdëruar se “u kapën autorët e vrasjes së pesëfishtë në Smilkocë”, ndërkohë që për të arrestuarit ka thënë se janë islamistë radikal që kanë luftuar në Pakistan dhe Afganistan kundër NATO-s.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *