Home / Lajme / Maqedoni / TË GJITHË NË PROTESTË.. Për dinjitet, vlera europiane dhe bashkim!

TË GJITHË NË PROTESTË.. Për dinjitet, vlera europiane dhe bashkim!

24 maj-Mbrëmë në Facebook është krijuar “Ngjarja” ku bëhet thirje për protestë. Sipas informacionit që është pjesë e ngjarjes me 07.06.2012, Shoqata e të Persekutuarve politikë, Shoqata e Historianëve,Shoqata e Arsimtarëve dhe disa dhjetra shoqata të tjera do të organizojnë protestë.

Mbrëmë në Facebook është krijuar “Ngjarja” ku bëhet thirje për protestë. Sipas informacionit që është pjesë e ngjarjes me 07.06.2012, Shoqata e të Persekutuarve politikë, Shoqata e Historianëve,Shoqata e Arsimtarëve dhe disa dhjetra shoqata të tjera do të organizojnë protestë.

Moto e protestës do të jetë:
PËR DINJITET,VLERA EUROPIANE DHE BASHKIM.
Për të marë pjesë në protestë janë të ftuara edhe të gjitha partitë politike në vend.
Protesta do të mbahet në Shkup,ditën e enjte,në orën 3.00,përpara Qeverisë të Maqedonisë. Protesta ka një Këshill organizativ,i cili do të vendosë për parullat dhe ecurinë e Protestës. Ftohen të gjithë shqiptarët që e ndiejnë veten të diskriminuar dhe të persekutuar,bashkë me familjet e veta të marin pjesë në Protestë.
Qëllimi i Protestës do të jetë dërgimi i një mesazhi të fuqishëm botës demokratike për vlerat,virtytet dhe vendosmërinë e popullit shqiptat për liri dhe demokraci.
Protesto sot që të mos ketë nesër Brodecë, Sopotë, Vreshta të Rashtakut, Smilkovcë, fyerje nëpër tekste shkollore,enciklopedi poshtërruese…….Protesto sot se nesër mundet ti ta kesh
radhën ti.
Gjumi është vdekje .Rebelimi prodhon adrenalinë,adrenalina përmirëson punën e zemrës.
Jepi zemër Protestës të 07.06.2012. Bëhu edhe ti pjesë e protestës.
BËHU PJESË E HISTORISË…. NA PRIFTË E MBARA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *