Home / Lajme / Maqedoni / Të gjithë për protesta të qeta

Të gjithë për protesta të qeta

10 maj-
Bashkimi Demokratik për Integrim siguron qytetarët që po ndjek procedurat hetimore në çdo hap dhe insiston në zhvillimin e drejt të procesit hetimor drejt zbardhjes së rastit, pa marrë parasysh etninë ose përkatësinë fetare të të dyshuarve për kryerjen e aktit makabër.

Pas paralajmërimeve në rrjetet sociale për organizimin e protestave, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni ka apeluar që të njëjtat të jenë të qeta dhe paqësore. “Jemi të informuar që ka pasur thirrje për demonstrata në tërë vendin gjatë ditës së nesërme dhe të shtunën në lidhje me vrasjen e pesë personave muajin e kaluar në afërsi të fshatit Smillkovci. Derisa e drejta për t’u grumbulluar dhe për të shprehur mendimin në mënyrë të qetë duhet respektuar, ne edhe më tej ftojmë qytetarët që të shprehin mendimin e tyre në mënyrë paqësore, të qetë si dhe të lejojnë zbatimin e procesit ligjor për këtë çështje në pajtim me ligjet dhe procedurat ligjore të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
Lidhur me protestën e paralajmëruar për nesër nëpërmjet të rrjeteve sociale, Bashkimi Demokratik për Integrim ka apeluar sot përmes një kumtese deri tek pjesëmarrësit që të shprehin opinionet e tyre me dinjitet dhe në mënyrë paqësore e demokratike. Nga BDI shprehen se janë parti politike e cila është e përcaktuar që të mbrojë parimet e demokracisë, përfshirë edhe të drejtën për protesta demokratike, të qeta dhe paqësore. “Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se e ardhmja e Maqedonisë ndërtohet vetëm duke kultivuar marrëdhënie të mirëfillta ndëretnike dhe tolerancë ndërqytetare që në vazhdimësi vlerësohet edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar të cilët janë bashkëpjesëmarrës në të arriturat tona të përbashkëta. BDI është parti politike e cila është e përcaktuar që të mbrojë parimet e demokracisë, përfshirë edhe të drejtën për protesta demokratike, të qeta dhe paqësore. Andaj, në lidhje me protestën e paralajmëruar për nesër nëpërmjet rrjeteve sociale, Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek pjesëmarrësit që të shprehin opinionet e tyre me dinjitet dhe në mënyrë paqësore e demokratike”, thuhet në kumtesën e BDI-së. Nga partia e Ahmetit shprehen se rendi dhe ligji duhet të respektohet nga të gjithë pjesëmarrësit në protesta në mënyrë te evitimit të incidenteve dhe keqpërdorimeve të protestave paqësore nga grupe të ndryshme.

“Marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare si dhe bashkëjetesa janë vlera të përbashkëta që kërkojnë edhe angazhimin e qytetarëve krahas institucioneve të vendit. Këto vlera kërkojnë përpjekje serioze dhe të përditshme nga partitë politike, shoqëria civile, mediat, opinionbërësit dhe të gjithë faktorët shoqëror”, shprehen nga BDI. Nga partia shqiptare në pushtet njëkohësisht, ftojnë qytetarët që të kenë durim dhe të lejojnë institucionet e vendit ta bëjnë punën e tyre në zbardhjen e rastit të vrasjes së pesëfishte.

Bashkimi Demokratik për Integrim siguron qytetarët që po ndjek procedurat hetimore në çdo hap dhe insiston në zhvillimin e drejt të procesit hetimor drejt zbardhjes së rastit, pa marrë parasysh etninë ose përkatësinë fetare të të dyshuarve për kryerjen e aktit makabër.

Delegacioni i BE-së sot u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët do të marrin pjesë në protestat e paralajmëruara, ta shprehin mendimin e tyre qetë dhe në mënyrë dinjitoze, dhe të lejojnë që në këtë rast procesi juridik të zhvillohet siç duhet, në pajtim me ligjet dhe me procedurat gjyqësore. “Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup është i njoftuar se ka pasur disa thirrje për demonstrata mbarë vendin gjatë dy ditëve të ardhshme, e në kontekst të vrasjes së pesëfishtë të muajit të kaluar. Edhe krahas asaj se e drejta për tubim dhe shprehje të qetë të mendimit duhet të respektohet, Delegacioni i BE-së sërish u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ta shprehin mendimin e tyre qetë dhe në mënyrë dinjitoze, dhe të lejojnë që në këtë rast procesi juridik të zhvillohet siç duhet, në pajtim me ligjet dhe me procedurat gjyqësore”, thuhet në kumtesën e Zyrës së BE-së në Shkup.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *