Home / Lajme / Maqedoni / Të premten hapet solemnisht rruga “Dritan Hoxha”

Të premten hapet solemnisht rruga “Dritan Hoxha”

“Kjo rrugë merr emrin ‘Dritan Hoxha’ në shenjë nderimi dhe respekti ndaj figurës së presidentit të Top Media, për përkushtimin e tij për zhvillimin e medias shqiptare si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm për bashkimin e të gjithë shqiptarëve”, tha në konferencën për shtyp zëdhënësi i komunës, Flakran Pustina.

Rruga 117 e Tetovës, të premten solemnisht do të marr emrin e presidentit të ndjerë të Top Media, Dritan Hoxha. Ceremonia organizohet nga komuna e Tetovës, në rrugën e cila gjendet në afërsi të gjimnazit, ndërsa fillon në orën 12:30.

“Kjo rrugë merr emrin ‘Dritan Hoxha’ në shenjë nderimi dhe respekti ndaj figurës së presidentit të Top Media, për përkushtimin e tij për zhvillimin e medias shqiptare si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm për bashkimin e të gjithë shqiptarëve”, tha në konferencën për shtyp zëdhënësi i komunës, Flakran Pustina.

Sipas tij, emërtimi i kësaj rruge në Tetovë me emrin e Dritan Hoxhës reflekton protagonizmin medial të presidentit të Top Channel-it, i cili i dha medias shqiptare vlerat më të mirëqena të progresit dhe zhvillimeve moderne.
Në ceremoninë e së premtes do të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të TOP MEDIA-s dhe personalitete të shquara të jetës politike dhe kulturore.

Zëdhënësi Pustina, ka ftuar qytetarët që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për qytetin e Tetovës.

Ndryshe, me propozim të kryetarit të komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexhetit, këshilli i komunës së Tetovës ka votuar emërimin e rrugës 117 me emrin e presidentit të ndjerë të Top Channel, Dritan Hoxha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *