Home / Lajme / Rajon / Të shtëna me armë në veri

Të shtëna me armë në veri

6 maj-Burime nga veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur se në afërsi të të ashtuquajturit Universitetit i Prishtinës, në veri të Mitrovicës, janë dëgjuar të shtënat nga armët automatike. Deri më tani nuk është njoftuar për ndonjë të lënduar apo për dëme materiale.

Në veri të Mitrovicës rreth orës 17:00 janë dëgjuar breshëri të shtënash nga armët automatike, ndërsa në dy komunat në veriun e Kosovës ku po mbahen zgjedhjet ilegale për nivelin lokal, janë rritur tensionet në mes të grupeve radikale serbe.
Burime nga veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur se në afërsi të të ashtuquajturit Universitetit i Prishtinës, në veri të Mitrovicës, janë dëgjuar të shtënat nga armët automatike. Deri më tani nuk është njoftuar për ndonjë të lënduar apo për dëme materiale.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka theksuar se policia ka regjistruar një rast të shtënave me armë të zjarrit.

“Policët e stacionit të policisë së Kosovës në veri janë duke kërkuar vendin nga ku është shtirë me armë por deri më tani nuk kemi munduar ta lokalizojmë vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoti, transmeton Koha.net.

Në dy komunat ku po mbahen zgjedhjet lokale në Zveçan dhe Zubin Potok raportohet për tensionim të situatës. Grupet radikale serb kanë filluar të provokojnë njëra tjetrën duke shtënë edhe me armë zjarri në ajër. Ka keqpërdorime të votimeve duke votuar në mënyrë familjare. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *