Home / Lajme / Maqedoni / Telefonata misterioze e të arrestuarit të zhkudur në operacionin ‘Monstër’, Haki Haziri

Telefonata misterioze e të arrestuarit të zhkudur në operacionin ‘Monstër’, Haki Haziri

5 maj-Familja është nën presion psiqik dhe e tmerruar nga zhdukja e djalit të tyre, i cili që nga dita e arrestimit nga njësitet speciale, nuk gjendet askund, nuk ishte paraqitur para gjykatësit hetues dhe nuk dihet asnjë gjurmë për fatin e tij.

arrestuari i zhdukur që nga dita 1 majit në kuadër të operacionit “Monstër” nga MPB, Haki Haziri, 29 vjeç nga Shutka e Shkupit, pas katër ditë zhdukjeje i është paraqitur familjes përmes një telefonate anonime, duke theksuar se është mirë dhe nuk i ka njohur me lokacionin se ku gjendet.

Familja është nën presion psiqik dhe e tmerruar nga zhdukja e djalit të tyre, i cili që nga dita e arrestimit nga njësitet speciale, nuk gjendet askund, nuk ishte paraqitur para gjykatësit hetues dhe nuk dihet asnjë gjurmë për fatin e tij.

“Babai i tij ka marrë vetëm dy telefonata të shkurta nga numra të panjohur, duke thënë se është mirë dhe frikësohej të tregoj lokacionin ku gjendej. Jemi të shqetësuar dhe të trishtuar se çfarë po ndodhë me të dhe a mund të ketë ndonjë inskenim apo s`kemi të qartë asgjë”, theksoi familjari Burhan Haziri. Ai thekson se zyrtarët shqiptarë në Qeveri duhet të merren me rastin e djalit të tyre të zhdukur dhe të qartësohen gjërat.

Dyshimet e familjarëve janë se ai mund të jetë i shtrirë në ndonjë spital për shërim dhe është nën mbikqyrje policore, pasi që mund të jetë rrahur dhe dhunuar.

Për fatin e Hakiut nuk di gjë edhe avokati i tij i autorizuar Elenko Milanov, i cili ka marrë përgjigje nga gjykata se nuk dijnë për personin e ndaluar gjatë operacionit “Monstër”.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski theksoi se din gjë për rastin dhe se ai kërkoi që për fatin e këtij personi të adresohet kërkesa tek gjykata dhe prokuroria.

Zhdukja e Haki Hazirit u denoncua ditën e dorëzimit në gjykatë të gjithë të arrestuarëve nga operacioni “Monstër”, kur familjarët dhe avokati para gjykatës u deklaruan se djali i tyre nuk ishte sjellë në gjykatë dhe alarmuan për fatin e tij.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *