Home / Sport / Tetovë: Turne në futboll të vogël në sheshin e qytetit

Tetovë: Turne në futboll të vogël në sheshin e qytetit

Asociacioni “Euro Fans” 2012 në bashkëpunim me Komunen e Tetovës organizojn turne në futboll të vogël në sheshin “Iliria”, duke filluar nga data 12 deri 18 Maj.

Komuna e Tetovës në bashkëpunim me asociacionin “Euro Fans” 2012 organizon turne në futboll të vogël në sheshin “Iliria”, duke filluar nga data 12 deri 18 Maj. Ky turne është turne internacional, ndërsa për të parën herë organizohet në komunën e Tetovës, dhe do të përfshijë ekipe nga Pollogu dhe qytete të tjera të këtij rajoni.
Ky turne do të luhet në teren me bar artificial që do të vendoset në sheshin “Iliria” dhe ndeshjet do të zhvillohen nga ora 17 deri ora 21 të mbrëmjes.

Ekipet fituese nga 8 qytete të RM finalen do ta luajnë në qytetin e Shkupit, dhe fituesi i këtij turneu do të udhëtojë në Poloni ku do të jetë pjesëmarrës në turneun e atjeshëm “Euro Fans Internacional”.
Të gjithë të interesuarit, paraqitjen e ekipeve mund ta bëjnë nëpërmjet telefonit, në komunën e Tetovës ose në Ueb faqen www.minifootballmacedonia.mk.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *