Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Inaugurohet rruga “Ditan Hoxha”

Tetovë:Inaugurohet rruga “Ditan Hoxha”

18 maj-Ndërsa Vjollca Hoxha, bashkëshortja e të ndjerit, Dritan Hoxha, tha se kjo që ka bërë Komuna e Tetovës sot është mirënjohja më e madhe për atë dhe se vizioni i Dritanit ishte që të bëjë një bashkim kulturor nëpërmjet një sinjali televiziv

Më një ceremoni solemne ku ishin të pranishëm përfaqësues më të lartë të “Top Media Grup”, deputët nga Shqipëria e Maqedonia, këshilltarë komunal të Komunës së Tetovës, ambasadori i Shqipërisë, Arben Çejku si dhe qytetarë të Tetovës, është inaguruar rruga me emrin e Dritan Hoxhës, rrugë e cila deri tash ka qenë 177. Kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, në këtë ceremoni tha se Komuna e Tetovës e vlerëson lartë kontributin e Dritan Hoxhës që e ka dhënë për shqiptarët kudo që ndodhen dhe për këtë arsye, unë si kryetarë komune, me përkrahjen e Këshillit komunal vendosëm që kjo rrugë të mbajë emrin e themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxha, tha ai. “Dritan Hoxha ishte dhe do të mbetet në botën mediale shqiptare njeriu që i tejkaloi skemat e ngurta, që iu dha shqiptarëve formatet më të avancuara mediale, duke investuar në teknologjinë modrene dhe programore televizive, që do t`iu përgjigjen pritjeve të shqiptarëve në të gjitha hapësirat. Tetova ka nderin dhe privilegjin që një rrugë të mbajë emrin e tij, në shenjë nderimi dhe respekti ndaj figurës së presidentit të Top Media-s, për përkushtimin e tij, për zhvillimin e medias shqiptare dhe për kontributin e jashtëzakonshëm për bashkimin e të gjithë shqiptarëve. Falënderoj edhe këshillin e Komunës së Tetovës, i cili njëzëri votoi që kjo rrugë të mbajë emrin e Dritan Hoxhës”, tha Sadi Bexheti. Ndërsa Vjollca Hoxha, bashkëshortja e të ndjerit, Dritan Hoxha, tha se kjo që ka bërë Komuna e Tetovës sot është mirënjohja më e madhe për atë dhe se vizioni i Dritanit ishte që të bëjë një bashkim kulturor nëpërmjet një sinjali televiziv. “Po kalon një dekadë për Tanin. Ëndrra e tij ishte që përmes sinjalit të bëjë bashkimin kulturor të shqiptarëve ku do që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetiu. Kur filloi të transmetohet sinjali i parë pak kush besonte se një ëndërr e tillë do të bëhet realitet. Por kjo ëndërr u realizua falë vizionit që kishte Dritani. Sot përkujtojmë veprën e tij të madhe që na la si tarshëgim”, tha bashkëshortja e të ndjerit Dritan Hoxha. Rrugë me emrin e Dritan Hoxhës kanë edhe dy rrugë të tjera, edhe atë një në Tiranë dhe një në Prishtinë.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *