Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: ‘Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur’

Thaçi: ‘Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur’

20 maj-ipas Thaçit, Ahmeti vazhdon të sillet arrogant ndaj shqiptarëve. Thaçi madje tha se Ali Ahmeti është dëshmitari i mbrojtur për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë

Kualifikimi i të arrestuarve për aksionin policor Monstrum si ‘islamist radikal’ është qesharak dhe është marrëveshje e partnerëve të koalicionit qeveritar që kjo vrasje të kualifikohet si e tillë. Kështu vlerëson lideri i opozitës shqiptare në Maqedoni Menduh Thaçi. Ai në intervistën për Radio Evropën e Lirë tha se problemi i vetëm këtu është se maqedonasit nuk kanë gatishmëri të kuptojnë se ky shtet nuk mund të mbijetojë pa shqiptarët. “Mendoj se ishte një trik i thjeshtë mes partnerëve të koalicionit që pak të na aktrojnë tensione, të na bindin se jemi në rrezik, ta bindin ose ta detyrojnë, sipas tyre, faktorin ndërkombëtar që të na pranojnë në NATO. Kur e vërejtën se këto punë mund të bëhen shumë serioze, mendoj se dhanë urdhër që të tërhiqen njerëzit që i inspiruan për kështu manifestime. Fotografia më e thjeshtë ishte para Qeverisë kur protestuan 70 maqedonas. Kjo flet për atë se komandanti është tërhequr nga kjo lojë. Këtë lojë e komandonte Qeveria”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Thaçi tha se Ministria e Brendshme nuk ka fakte dhe argumente për kualifikimin që u bëri të arrestuarve për gjoja ‘radikalizëm islamist’. “E para, ministrja na tha se këto janë radikal islamikë. Shumë situatë tragjike, të mos them komike. E dyta, cilat janë faktet që i ka MPB-ja se këta persona janë islamik radikalë? Nëse ju keni komunikatën e departamentit amerikan të shtetit që thotë se i presim faktet, ai është fjalor diplomatik. Nëse dëshirojmë t’i sqarojmë deklaratat, ata thonë: Nuk keni fakte dhe nuk keni argumente. Përse ministrja nuk tregon kush është koncensioneri? A ka ndokush truall afër atij koncesioneri, a mund të jetë ajo një konflikt banal?”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Thaçi tha se në Maqedoni ku ekziston ‘radikalizëm islamik’, por se ky kualifikim u imponohet shqiptarëve. Ndërsa strukturat kriminele sipas Thaçit i kontrollon shërbimi sekret i Serbisë. Duke folur për vrasjen e pesëfishtë Thaçi nuk la pa akuzuar edhe oponentin e tij, liderin e BDI-së Ali Ahmetin. Sipas Thaçit, Ahmeti vazhdon të sillet arrogant ndaj shqiptarëve. Thaçi madje tha se Ali Ahmeti është dëshmitari i mbrojtur për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë.“Me të vërtetë mendoni se njeriun lehtë mund ta bindni që të jetë dëshmitar i mbrojtur. Vetëm shpirti i tij e din se çka i kanë bërë brenda. Edhe pse unë seriozisht mendoj se dëshmitari i vetëm i mbrojtur në këtë rast është z.Ali Ahmeti. E di si punon Gruevski, e di si kanë biseduar dhe nuk ka lidhje ajo që zv.ministri apo dikush tjetër është përgjegjës. Dëshmitari i mbrojtur për këtë rast është Ali Ahmeti”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Thaçi tha se patjetër ndokush duhet të bartë përgjegjësi politike dhe penale për personat e keqtrajtuar në aksionin e fundit policor ‘Monstrum’.Alsat

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *