Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi garanton lirinë për shqiptarët

Thaçi garanton lirinë për shqiptarët

29 maj-Unë nuk mund të sillem si xhambaz i cili para dite me dikën, pas dite me dikënd tjetër bën pazarllëk. Unë e dij se më rëndë dhe më vështirë e keni ju që të duroni këtë politikë sepse ju jeni në rrezik që tju nxerrin prej pune, ju ndjekin e kështu me radhë. Megjithatë ju duhet të mburreni se mua për 20 vjet me radhë sa jam në politik nuk më kanë thënë si atij “O Ali o tradhtar ti je shkja s’je shqiptar” ka thënë Thaçi në Tetovë.

Duke folur në konferencën e forumit të gruas së Partisë Dedemokratike Shqiptare, kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi, ka porositur se shqiptarët në përgjithësi nuk duhet ti durojnë padrejtësitë dhe duhet të ti luftojnë ata. “Kjo flet se ata që thonë se njeri i mirë është ai që përkulet dhe nuk bën probleme, por kjo nuk është e drejtë sepse njeri i mirë është ai që nuk e duron padrejtësinë, dhe i kërcen së keqes në fyt. Këtë politikë e ka PDSH-ja. Ne të gjithë nuk duhet më që të lejojmë që kombi shqiptarë të veprojmë me gjysmat e kapaciteteve por bashkërisht duhet të angazhohemi. Më lejoni që të flas pak për zhvillimet e fundit. Ju dëgjoni gjithandej komente se unë asesi të merem vesh me Cërvenkovskin me Rufi Osmanin asesi të merrem vesh me të tjerët. Unë nuk sillem si në Pazar, votat tuaja dhe vullnetin e shqiptarëve që ma kanë dhënë e përdori për të mirën e shqiptarëve dhe për realizimin e platformës së PDSH-së. Unë nuk mund të sillem si xhambaz i cili para dite me dikën, pas dite me dikënd tjetër bën pazarllëk. Unë e dij se më rëndë dhe më vështirë e keni ju që të duroni këtë politikë sepse ju jeni në rrezik që tju nxerrin prej pune, ju ndjekin e kështu me radhë. Megjithatë ju duhet të mburreni se mua për 20 vjet me radhë sa jam në politik nuk më kanë thënë si atij “O Ali o tradhtar ti je shkja s’je shqiptar” ka thënë Thaçi në Tetovë. Ai më tej ka garantuar se mungesën e lirisë që e kanë shqiptarët ai do t`ua sjell. “Qëndresa e PDSH-së në këto vite jep fakte dhe argumente se ja vlen që të gjithë të angazhohemi sepse motoja jonë është se shqiptarëve u mungon liria dhe ne ju garantojmë atyre se do ua sjellim lirine”, ka thënë lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, gjatë punimeve të konferencës së gjashtë të Forumit të Gruas të PDSH-së, ku për kryetare sërish është rizgjedhur deputetja aktuale e kësaj partie Merale Ferati. (U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *