Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi në kërkim të aleatëve për ta zhbllokuar situatën në Maqedoni

Thaçi në kërkim të aleatëve për ta zhbllokuar situatën në Maqedoni

30 maj-“Do të vazhdoj, kështu, të flas me këtë fjalor dhe me këtë interesim që sa më shpejt diçka të bëjmë për shkak se jam edhe drejtues i opozitës e mbaj një përgjegjësi shumë të madhe që situata të mos dalë nga kontrolli. Për këtë nuk është interesuar askush, as zoti Rama, as unë, as një shqiptar edhe normalisht e kam shpresën se me lidhjet e veta dhe me ndikimin e vet që ka edhe në Maqedoni edhe më gjerë do ta japë kontributin e tij”, ka shtuar Thaçi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të Partisë Socialiste në Tiranë ka takuar Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), Edi Rama.

Në takim është biseduar për çështje aktuale politike, janë shprehur shqetësime të përbashkëta për bllokimin e proceseve integruese të Maqedonisë, pozitën e rëndë në të cilën ndodhen shqiptarët e Maqedonisë, situatën e sigurisë dhe shkeljen e të drejtave elementare, domosdoshmërinë e përpjekjeve konstruktive të të gjithë faktorit politik shqiptar për të dalë nga situata e ngërçit në Maqedoni dhe tema të tjera.

Pas takimit Kryetari i PS-së z.Rama është shprehur për mediat:

“Ne sapo mbaruam një takim të paracaktuar me mikun tonë Menduh Thaçi, me të cilin ndamë shqetësimet për situatën e ngërçit në Maqedoni, si dhe për domosdoshmërinë që përmes sa më shumë përpjekjesh konstruktive e sidomos të gjithë faktorit shqiptar, Maqedonia të shkoi përpara në rrugën e demokratizimit, modernizimit e të zhvillimit. E, nuk mund të mos e shpreh dhe këtu gjithë konsideratën dhe vlerësimin për përpjekjet e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë lidhur me gjithçka që duhet bërë në të mirë të Maqedonisë, të popullit maqedonas dhe sigurisht në të mirë të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.”

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi ka thënë se:

“Jam në një mision të kërkimit të aleatëve për ta zhbllokuar situatën në Maqedoni. Ishte kënaqësi të takoj zotin Rama që është një personalitet i rëndësishëm i politikës gjithëshqiptare. Gjithmonë në drejtim të kërkimit të ndihmës për ta zhbllokuar situatën pasi situata është shumë e keqësuar, si në aspektin e bllokimit të procesit integrues, ashtu dhe në drejtimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve, ndërkohë që kriza ekonomike i vjen te dera Maqedonisë”.

“Do të vazhdoj, kështu, të flas me këtë fjalor dhe me këtë interesim që sa më shpejt diçka të bëjmë për shkak se jam edhe drejtues i opozitës e mbaj një përgjegjësi shumë të madhe që situata të mos dalë nga kontrolli. Për këtë nuk është interesuar askush, as zoti Rama, as unë, as një shqiptar edhe normalisht e kam shpresën se me lidhjet e veta dhe me ndikimin e vet që ka edhe në Maqedoni edhe më gjerë do ta japë kontributin e tij”, ka shtuar Thaçi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *