Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Unë vendosi për zgjedhje të parakohëshme

Thaçi: Unë vendosi për zgjedhje të parakohëshme

23 maj-haci ka thënë që ai nuk ka bërë asnjë lloj marrëveshje me askënd, por se a do të ketë zgjedhje të parakohëshme, një gjë e tillë nuk varet as prej VMRO-së apo BDI-së, po varet nga PDSH-ja

Lideri i PDSH-së Menduh Thaci, për të përditshmen Fokus, i ja ka bërë me dije LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së që është ai i cili vendos kur do të ketë zgjedhjet të reja.Thaci ka thënë që ai nuk ka bërë asnjë lloj marrëveshje me askënd, por se a do të ketë zgjedhje të parakohëshme, një gjë e tillë nuk varet as prej VMRO-së apo BDI-së, po varet nga PDSH-ja, shkruan “Fokus”.
PDSH, ka kërkuar të mbahen zgjedhje të parakohëshme duke pasur parasysh situatën aktuale të Maqedonisë.
Që të dilet nga kjo krizë që gjendet Maqedonia pas samitit të NATO-së dhe nëse nuk gjendet kompromis mes qeverisë dhe opozitës,. Zgjedhje të parakohëshme ka kërkuar dhe Rufi Osmani dhe Koalicioni për Dinjitet
të Bashkuar për Maqedoninë

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski sot konfirmoi se ka arritur kërkesa e opozitës për seancë urgjente kuvendore, në të cilën do të debatohej për integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

“Kërkesa ka arritur. Do t’u jepet deputetëve dhe kjo do të shqyrtohet”, deklaroi Veljanovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp pas takimit me kryetaren e Këshillit kombëtar të Austrisë.

Sipas rregullores për punë të Kuvendit, kryetari mund të konvokojë seancë urgjente kuvendore, por kjo për të nuk është obliguese.

Nuk ka informatë kur Kabineti i Veljanovskit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare do të prononcohen lidhur me këtë kërkesë të opozitës, e cila po ashtu ka të drejtë në çdo seancë të dytë të parashtrojë informatë për tema prej cilësdo sferë.

Fronti opozitar dje parashtroi kërkesë për mbajtjen e seancën urgjente kuvendore për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, me fjalim dhe pjesëmarrje në debat të presidentit Gjorge Ivanov dhe kryeministrit Nikolla Gruevski. Seanca, siç propozoi opozita, do të kishte një pikë në rend ditë: “Definimi i planit dhe aktiviteteve të ardhshme të kreut shtetëror për plotësimin e prioriteteve strategjike dhe interesave të qytetarëve për integrim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, pas Samitit të NATO-s në Çikago”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *