Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Kemi probleme kombëtare jo fetare

Thaçi:Kemi probleme kombëtare jo fetare

12 maj-“Këta matrapazë që bëjnë konstruksione politike se ne qenkemi radikalist islamik, janë vetëm shakaxhi.Të gjithë të tjerët që janë të pakënaqur edhe ata që duan të bëjnë protesta t`ju dërgojmë një lutje të përbashkët. Vëllezër mos e gaboni rrugën, mos e lidhni xhumanë me protesta kombëtare, mos e bëni lidhjen që i konvenon Sërbisë dhe maqedonasve. Ne nuk kemi probleme fetare, ne kemi probleme kombëtare, neve na shkilen të drejtat. Ju të cilët jeni të pakënaqur duhet ta dini se PDSH-ja është rruga e vërtetë. PDSH-ja është rruga e përvojës, PDSH-ja është lideraj e opozitës shqiptare dhe bashkangjituni PDSH-së”, ka thënë Thaçi

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, duke folur për protestat që organizohen të premten ka thënë se shqiptarët kanë probleme kombëtare dhe jo fetare. “Këta matrapazë që bëjnë konstruksione politike se ne qenkemi radikalist islamik, janë vetëm shakaxhi.Të gjithë të tjerët që janë të pakënaqur edhe ata që duan të bëjnë protesta t`ju dërgojmë një lutje të përbashkët. Vëllezër mos e gaboni rrugën, mos e lidhni xhumanë me protesta kombëtare, mos e bëni lidhjen që i konvenon Sërbisë dhe maqedonasve. Ne nuk kemi probleme fetare, ne kemi probleme kombëtare, neve na shkilen të drejtat. Ju të cilët jeni të pakënaqur duhet ta dini se PDSH-ja është rruga e vërtetë. PDSH-ja është rruga e përvojës, PDSH-ja është lideraj e opozitës shqiptare dhe bashkangjituni PDSH-së”, ka thënë Thaçi, gjatë kuvendit të 9-të të Rinisë Demokratike Shqiptare të mbajtur të enjten mbrëma në Tetovës. Ai tha se ata të cilët vendosin këso etiketash duan të na bëjnë dëm të dyfishtë. “E para është që ne të frikëoshemi se jemi musliman , po musliman jemi ne.E dyta , të na etiketojnë para perendimorëve se ne jemi në anë të gabuar. Nuk është e vërtetë, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenën në anën e gabuar. Ne jemi me Shqipërinë, Kosovën, NATO-n dhe Amerikën”, tha lideri I PDSH-së Menduh Thaçi AI më tej ka kritikuar edhe partinë shqiptare në pushtet. “Ali Ahmetit i kanë ngelur edhe 11 ditë që të përgjigjet në pyetjen tonë. A është ai dhe BDI-ja me ne, me shqiptarët, me Shqipërinë, me Kosovën, me NATO-n, me Amerikën apo është me Gruevskin. Nuk ka hapësirë për manipulim. Të dy ministrat, të dy kodoshat, njëri i ashtuqjatur ministër i mbrojtjes dhe tjetra e ashtuquajtura ministre e integrimit, skanë hapësirë pas 21 majit, të thonë se ata ushtrojnë funskione për të mirën e shqiptarëve, ata ushtrojnë funskione për familjen e vet dhe ushtrojnë funksionin e shërbetorit të Gruevskit”, tha Thaçi. Sipas tij shpresat për të dalur nga situata e rëndë janë tek PDSH-ja NATO dhe SHBA-të. “Hordhitë policore maqedonase huxhumin e kanë drejt Shkupit dhe Kumanovës. Të gjithë ne të tjerët, të Tetovës , Gostivarit, Dibrës, Strugë duhet që të mos e kursejmë ndihmën për shqiptarët në Shkup dhe Kumanovë. Jo me dëshirën tonë por me insistimin e sllavëve është vendosur ballafaqimi mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Shkup dhe ne nuk do të hjekim dorë në asnjë moment prej Shkupit, ne do ti lusim të gjithë shqiptarët në Shkup përfundimisht të bindnen se vetëm PDSH-ja është parti gjithshqiptare dhe vetëm PDSH-ja e vendosën mbi të gjitha interesin kombëtar të shqiptarëve”, tha Thaçi.Ai këto komente i bëri në konferencën e nëntë të Rinisë Demokratike Shqiptare në Tetovë, ku për kryetar është zgjedhur Valon Izairi. Kreu i PDSH-së, ka lëvduar edhe grupin e deputetëve të PDSH-së për të cilët tha se janë deputetët më të mirë shqiptarë ndërsa duke përshëndetur kreun e komunës së Tetovës Sadi Bexheti tha se ai do të jetë kryetari i ardhshëm i Tetovës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *