Home / Sport / Toshak aktivizon 4 shqiptarë, Maqedonia ndali Portugalinë

Toshak aktivizon 4 shqiptarë, Maqedonia ndali Portugalinë

Përfaqësusja e futbollit të Maqedonisë ka nxjerë barazim senzacional 0:0 në takimin kontrollues përballë ‘brazilianëve të Evropës’, kombëtares së Portugalisë në ndeshjen e zhvilluar në Leiria.

Ky rezultat kthen shpresën e futbollit të Maqedonisë dhe përmirëson atmosferën pas humbjes së papritur dhe turpëruese nga Luksemburgu në fillim të vitit. Futbollistët e Maqedonisë meritojnë të gjitha lëvdatat për paraqitjen përballë Ronaldos dhe yjeve tjerë të Portugalisë. Maqedonia arriti të neutralizojë tërësisht yje të mëdhej të futbollit Evropian si Ronaldo, Kuarezma, Nani, Postiga, Pepe, Meirelesh e shumë të tjerë që luajnë për Portugalinë. Megjithë faktin se Maqedonia luajti me formacion të mbyllur, gjithsesi duhet të repsektohet strategjia e seleksionuesit Toshak, i cili mori guximin që për këtë ndeshje të grumbullojë 6-të futbollistë nga ekipi i shpresave, katër prej të cilëve lujatën në formacionin bazë. Toshak nisi ndeshjen me Bogatinovin, ndërsa në mbrojtje reshtoi tre futbollistë, Shikov, Noveski dhe Grncarov. Mefusha përbëhej nga katër futbollistë, të rrinjtë Urdinov dhe Ristovski në krahë, ndërsa Spirkovski dhe Gligorov në qendër. Pandev dhe Trickovski ishin në sulm pak pas Samir Fazliut të avansuar para portës kundërshtare. Gjithsesi kjo vendosje 3-4-2-1, u tregua e denjë për të neutralizuar në tërësi kundërshtarin, që s’pati thuajse kanosje për portën maqedonase, ndërsa ato goditje që sollën portugezët, me sukses u neutralizuan nga Bogatinov. Në pjesën e dytë Toshak aktivizoi në lojë Agim Ibraimin dhe Muhamet Demirin, të cilët sollën freski të madhe në lojën e Maqedonisë. Pikërisht Ibraimi kishte disa depërtime në krahë, ndërsa në minutën e 60-të për pak sa nuk kompletoi senzacionin, kur goditja e tij shkoi për pak skaj portës së Portugalisë. Deri në fund Toshak bëri të tjera zëvendësime, ndërsa inkuadroi edhe Ferhan Hasanin që zëvendëosi Samir Fazlin. Deri në fund Maqedonia u mbrojt me sukses deri sa kishte edhe disa kanosje të pasuksesshme për të shënuar. Mundësia e fundit ishte për vendasit, mirëpo Bogatinov kontrolloi tentimin e Nanit. Gjithsesi në fund rezultati 0:0 ishte sukses i madh për Maqedoninë sjell shpresë të re për futbollin në vend. Sigurisht se futbollistët e Maqedonisë më 29 maj do të kenë rastin të vërtetojnë se paraqitja e mirë me Portugalinë nuk ishte e rastit, por dëshmi e kualitetit të pranishëm në këtë kombëtare. Pas ndeshjes me Portugalinë, Maqedonia ka udhëtuar drejt Estorilit të Portugalisë, ku të martën do të zhvillojnë tjetër takim kontrollues përballë Angolës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *