Home / Sport / Toshak grumbullon 5 shqiptarë

Toshak grumbullon 5 shqiptarë

Trajneri i Maqedonisë në futboll, Xhon Toshak shpalosi listën e 22 futbollistëve për sfidat miqësore me Portugalinë dhe Angolën. Në mesin e futbollistëve të ftuar figurojnë 6 futbollist të përfaësueses së Maqedonisë për moshat deri më 21 vjeç. Maqedonia në Leiria, sfidon Portugaliën më 26 maj, ndërsa më 29 në Estoril përballet me Angolën.

Trajneri i Maqedonisë, Xhon Toshak shpalosi listën e futbollistëve për sfdiat miqësore me Portugalinë dhe Angolën , të cilat do të zhvillohen më 26 dhe 29 maj në Portugali. Në listën e Toshakut janë 6 futbollist nga përfaqësuesja e Maqedonisë për moshat deri më 21 vjeç. Stefan Ristovski, Stefan Spirovski, Jani Urdinov, Flamur Taipi , Ferhan Hasani dhe Samir Fazli, janë ftuar nga Toshak, pas paraqitjeve të mira në sfidën eliminatore ndaj Irlandës Veriore. “Urdinov dhe Spirkovski nuk do të paraqiten për përfaqësuesen e Maqedonisë në përballjen me Ishujt Fare për shkak të kartonave të verdhë, ndërsa 4 futbollistët e tjerë do të jenë jashtë formacionit ndaj Angolës, pasi do të zhvillojnë përballjen me Danimarkën. Me vet paraqitjen në kombëtaren seniore të Maqedonisë do të kenë mundësi të mirëmbajnë formën dhe të zgjërojnë kualitetin brenda kombëtares”, tha Toshak.Golashënuesi më i mirë i Ligës së parë dhe anëtari i Vardarit, Filip Ivanovski është futbollisti i vetëm nga ndonjë skuadër e futbollit vendor, për të cilin Xhon Toshak beson se nuk ka kualitet dhe kjo është arsyeja që mungojnë futbollistët në përfaqësuesen e Maqedonisë. “Kualiteti i futbollit vendor nuk është i mirë dhe e njëjta ka të bëj edhe me stadiumit. Thjesht kualiteti i futbollit në Ligën e parë të Maqedonisë është për disa shkallë më i ulët se kampionatet evropiane”,deklaroi seleksionuesi Toshak. Grumbullimi i futbollistëve të ftuar do të jetë më 21 maj në Shkup, ndërsa më 24 maj eskpedita e Maqedonisëdo të niset për në Portugali. Më 26 maj, në Leiria, Maqedonia do të përballet me Portugalinë, ndërsa më 29 maj, në Estoril, do të takohet me Angolën.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *