Home / Sport / Trukimet pushtojnë edhe Spanjën

Trukimet pushtojnë edhe Spanjën

Shpërthen një skandal i rëndë trukimesh edhe në kampionatin spanjoll, ku janë vënë në lëvizje njëkohësisht si futbolli, ashtu edhe shteti spanjoll.

Sipas asaj që raporton “Cadena SER”, në emisionin e sotëm “El Larguero” që flet për futbollin, do të diskutohet në detaj mbi manipulimet e ndeshjeve që bëhen në elitën e futbollit spanjoll, ku janë të përfshirë shumë futbollistë, në një ngjarje të ngjashme me atë që po ndodh në Itali prej disa muajsh.

Sipas kësaj radioje, Liga e Futbollit Profesionist i ka kërkuar Sektorit Anti-korrupsion të Policisë Financiare që të hetojë për disa ndeshje shumë të dyshimta të javëve të fundit të këtij kampionati. Në të njëjtën kohë, është paralajmëruar edhe Federata Spanjolle që të bëhet gati për masa mjaft të rrepta pasi mendohet që në këtë çështje janë përfshirë futbollistë të ekipeve elitare në Spanjë.

Sipas informacioneve të marra nga “Cadena SER”, edhe UEFA po heton prej kohësh disa ndeshje të këtij sezoni në Spanjë, pasi ka dyshime për manipulim rezultatesh me protagonistë futbollistët spanjollë.

Ndonëse zyrtarisht nuk është përmendur ende asnjë ndeshje apo futbollist, mediat spanjolle kanë aluduar se edhe këtë fundjavë ka patur një rezultat të dyshimtë, në takimin Espanjol-Sporting Gijon, të përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të ekipit mik që lufton për mbijetesë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *