Home / Lajme / Maqedoni / Tv Koha. Ekskluzive: Intervista e plotë e Joseph Dioguardit

Tv Koha. Ekskluzive: Intervista e plotë e Joseph Dioguardit

15 maj-Ish Senatori Amerikan dhe kryetari i Ligës qytetare shqiptaro-Amerikane Joseph Dioguardi, në një intervistë të dhënë për Televizioni Koha në Tetovë thotë se nëse shqiptarët duan të jenë të mençur, duhet ta shohin historinë, që të shohin se si popujt tjetër që kanë qenë të shtypur, ia kanë arritur qëllimit të tyre.

Ish Senatori Amerikan dhe kryetari i Ligës qytetare shqiptaro-Amerikane Joseph Dioguardi, në një intervistë të dhënë për Televizioni Koha në Tetovë thotë se nëse shqiptarët duan të jenë të mençur, duhet ta shohin historinë, që të shohin se si popujt tjetër që kanë qenë të shtypur, ia kanë arritur qëllimit të tyre.

Pergjigjet e plota te Dioguardit.

Ne duhet të mësojmë nga e kaluara. Ç’bëri Sllobodan Millosheviqi – të njëjtën. Ai mundohej të paraqesë një fotografi të muslimanëve shqiptarë, të moderuar, sekularë, sikurse ata në Turqi, si fundamentalistë, për shkak se ndodhën ngjarjet e 11 shtatorit, dhe qartazi serbët dhe sllavët, janë përpjekur t’i bëjnë SHBA-të të ndjehen sikur shqiptarët nuk janë miq të tyre, kur të gjithë e dijmë se populli më promaerikan në Ballkan janë shqiptarët. Kjo është kështu për shkak se lobi ynë, Liga qytetare shqiptaro-amerikane, ka arritur që nga viti 1985 t’i tregojë Uashingtoni dhe botës se kush në të vërtetë janë shqiptarët, se religjioni nuk është faktori numër një me të cilin ata e identifikojnë vetëveten, por fillimisht ata identifikohen si shqiptarë dhe pastaj keni muslimanë sekularë, ortodokës dhe të krishterë, ka diku rreth 200.000 të krishterë. Tani e kemi edhe katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë, bile posa jam takuar me peshkopin Don Gjergjin, dhe jemi duke i ndihmuar atij që të mbledhë të holla për ta hapur katedralen vitin e ardhshëm, e cila është ndërtuar por duhet të kompletohet. Bile keni edhe çifutë që jetojnë në tokat shqiptare për më se 2.000 vjet. Pra ky është ajo që unë dhe shoqja ime Shirli Kllojs jemi duke ia treguar botës për shqiptarët, dhe këtë mund ta shihni në ueb faqen tonë www.aacl.us. Është e qartë se qeveria sllave në Shkup po përpiqet ta dëmtojë imazhin e shqiptarëve, ashtu siç bënë në vitin 2002, kur i vranë disa pakistanezë të pafajshëm që vinin nga ana tjetër e kufirit, të cilët ishin në kërkim të punës në vende të tjera, që t’ua bëjnë qejfin SHBA-ve duke treguar se janë duke e luftuar terrorizmin islam. Ata i vranë këta pakistanezë të pafajshëm me gjakftohtësi, që të duket sikur janë duke e luftuar terrorizmin në botë, dhe të paraqiten si të mirë. Kjo ndodhi në vitin 2002, e pastaj ata e pranuan se kanë bërë gabim, dhe janë duke i paguar familjet e tyre në Pakistan. Por kjo kishte për qëllim që edhe shqiptarët të paraqiten në dritë të keqe. Atëherë, në vitin 2002, ata e paraqitën këtë ngjarje se këta fundamentalistë muslimanë po bashkëpunojnë me shqiptarët e Maqedonisë. Por, pastaj u mor vesh se kjo ishte një rrenë. Në fakt ky rast ende është në gjyq dhe nuk ka përfunduar. Mirëpo nuk duhet të besafohemi me veprimet e kësaj qeverie sllave, qeverisë së Gruevski dhe të VMRO-së. Kjo është një qeveri ultranacionaliste, njësoj sikurse qeverie e Millosheviqit në Kosovë. E dijmë se ç’ka bërë ajo për t’i vrarë qindra mijëra njerëz në Bosnje, posaçërisht në Srebrenicë. Të njëjtën përpak sa nuk e bënë edhe në Kosovë, sikur të mos ishte lobi dhe Liga që e krijova unë, që t’ia sqarojnë kryetarit Bush të parë dhe të tjerëve se problemi ishte Millosheviqi. Ai po përpiqej ta krijojë Serbinë e Madhe, e nga ana tjetër i akuzonte shqiptarët se donin ta krijonin Shqipërinë e Madhe. Por ata gjithmonë e përdorin çështjen e muslimanizmit për ta dëmtuar imazhin e shqiptarëve, për shkak të radikalizmit që, ndoshta ekziston në Arabinë Saudite dhe në vende të tjera, por jo edhe në Ballkan, dhe sigurisht jo në mesin e shqiptarëve. Kjo nuk do të thotë se nuk ka 1 ose 2 njerëz të këqinj sikurse ky djali në Norvegji, i cili e mori të drejtën në duart e tij dhe veproi si nacist me ç’rast vrau 60-70 njerëz. Kjo nuk do të thotë se këtë gjë e bëri qeveria norvegjeze, por një individ. Mund të ketë ndonjë shqiptar të çmendur që vendos të bëjë ndonjë budallallëk, por nuk mund t’i akuzoni gjithë shqiptarët për një gjë të tillë. Ndërsa nga ana tjetër, ajo që bëri Millosheviqi ishte e sponsorizuar nga qeveria, ishte një terror i sponosrizuar nga qeveria e Serbisë kundër popullatës shqiptare. Dhe sllavët maqedonas kanë mësuar nga Millosheviqi dhe e kanë përdorur mënyrën e njëjtë. Por, e dijmë historinë e sllavëve të Maqedonisë – së pari ata janë përpjekur t’i asimilojnë ortodoksët shqiptarë, duke e marrë nën kontroll kishën ortodokse në Maqedoni. Pastaj ata e morën nën kontroll katolicizmin shqiptar, dhe dioqeza e Shkupit e cila zakonisht ka qenë e lidhur me dioqezën e Prizrenit, u nda në vitin 2000. Dhe tani mundohen ta përdorin kartën e fundit, duke i bërë shqiptarët të duken si terroristë muslimanë, gjë që ata nuk janë. Pra ne e dijmë orientimin dhe strategjinë e qeverisë sllave dhe duhet ta luftojmë këtë me anë marrëdhënieve publike, me lobim të mirë, gjë që unë jam duke e bërë në Amerikë. Por shqiptarët e Maqedonisë kanë një problem, sikurse dhe shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë – ata kanë politikanë që më tepër u interesojnë paratë, rizgjedhja dhe ngritja e partive të tyre se sa t’u ndihmojnë shqiptarëve dhe kauzës së kombit shqiptar që përbëhet nga 7 milionë shqiptarë në Ballkan. Dhe kjo është ajo për të cilën angazhohet lobi ynë, që ta përfaqësojë këtë popull të shkëlqyeshëm 7 milionësh që jeton pranë njëri tjetrit, që janë ndarë në mënyrë të padrejtë në 6 njësi të ndara politike, edhe atë në Maqedoninë Perëndimore, Malin e Zi Juglindor, Serbinë Jugore, Shqipëri, Kosovë dhe Greqinë Veriore (Çamëri). Na kanë ndarë në mënyrë të padrejtë dhe tani është e vështirë dhe e ndërlikuar t’i sqarohet botës se kush jemi si popull. Por më duhet t’u them shqiptarëve të jenë krenarë, sikurse babai im që ishte krenar që ishte shqiptar dhe fliste shqip kur erdhi këtu në vitin 1929, si një djalë i varfër nga Italia Jugore. Ai fliste shqip dhe italisht, për shkak se vinte nga ushtria e Gjergj Kastriotit e 600 viteve më parë. Unë jam djali i tij më i madh. Dhe kur ai erdhi këtu e dinte se kishtenjë histori të shqiptarëve në Itali. Nuk e dija gjithë atë histori, më duhej ta mësoja kur u bëra kongresmen, por ajo që mësova ishte se shqiptarët janë një popull që ka mbijetuar shtypje të panumërta duke filluar nga romakët, turqit, grekët, serbët, komunistët, dhe akoma qëndrojnë në këmbët e tyre. Kjo tregon se sa të fortë janë shqiptarët. Askush nuk ka mundur t’ua marrë gjuhën, 7 milionë shqiptarë e flasin gjuhën e njëjtë, kanë kulturën e njëjtë, akoma janë në tokën e të parëve të tyre ilirë dhe kanë historinë e njëjtë. Dhe kjo është ajo që unë po përpiqem ta tregoj. Për shkak se ardhmja e Evropës nuk do të jetë me kufi, por kush do të hapë vende pune, kush do të jetë produktiv në ekonomi, për shkak se Evropa duhet të garojë me Kinën, Amerikën Jugore dhe SHBA-të. Pra ata duhet da dijnë se kush do të jenë punëtorë të vyeshëm, produktivë, që do të krijojnë prosperitet ekonomik. Ata janë shqiptarët. Ata duhet të punojnë sl bashku, duhet t’i harrojnë kufinjtë, nuk duhet t’i marrin parasysh ato.
E tani sa i përket ballafaqimit me qeverinë maqedonase, ata duhet ta bashkojnë popullin duke përdorur informata të mira, të dalin dhe të flasin gjendjen e tyre, të punojnë së bashku me lobin tim, lobin tonë në SHBA, për shkak se lobi ynë ka qenë shumë i suksesshëm. Pa Ligën qytetare ashqiptaro-amerikane, sot nuk do ta kishim Kosovën e pavarur, ishte kryetari republikan, Xhorxh Bushi i dytë, që e njohu atë më 17 shkurt të viti 2008, pasi unë, nëpërmjet kongresmenëve Bajden dhe Lantos, i dorëzova 1 milionë nënshkrime nga Kosova në Shtëpinë e Bardhë. Pra, dua të them që tani na duhet një strategji, e unë nuk mund t’u besoj politikanëve shqiptarë, sepse pas luftës që filloi në Tanushë, unë jam përpjekur të punoj me ta, por ata asnjëherë nuk i janë përgjigjur thirrjeve të mia. Ata u bënë pjesë e qeverisë dhe hynë në koalicion me maqedonasit sllavë nga VMRO-ja, dhe nuk janë duke e bërë punën e tyre në të mirë të shqiptarëve. . Pasiqë Marrëveshja e Ohrit nuk është duke u implementuar, ndërsa Arbeni Xhaferi është munduar shumë për të, kam punuar me të, e solla këtu në vitin 1995 që të dëshmojë para Kongresit. Pasiqë kjo nuk është duke u bërë, na duhet zgjidhje e re, e ndoshta zgjidhja është si ajo kur unë erdha në Maqedoni, në vitin 1992, dhe i vizitova shqiptarët në Gostivar, Shkup dhe Tetovë, kur isha i ftuar në referendumin për autonomi, dhe me vete solla gazetarin e “Wall Street Journal” dhe fondacioni “Free Congress” për ta mbikëqyrur referendumin për autonomi politike dhe kulturore të thuajse 1 milionë shqiptarëve në Maqedoni. Ndoshta duhet t’i kthehemi kësaj zgjidhjeje dhe të krijojmë një federatë, për shkak se unë e shoh se Maqedonia sot është një shtet i ndarë. Sllavët nuk jetojnë me shqiptarët e as shqiptarët me sllavët, sllavët nuk i respektojnë shqiptarët, shqiptarët nuk u besojnë sllavëve, pra është koha që Maqedonia të bëhet një shtet i sukeseshëm duke e bërë federatë, dhe duke u lejuar shqiptarëve të administrojnë arsimin e tyre dhe çështje të tjera. Është e qartë se nevojitet qeveri në nivel qendror, për armatën dhe çështje të tjera, por shqiptarëve tani u duhet autonomia.
Unë dhe gruaja ime jemi duke e ndjekur atë që ndodh atje, dhe gjithçka që ka të bëjë me shqiptarët në Ballkan. Pra, unë jam i informuar. Mendimi im është se qeveria sllave e Maqedonisë është treguar shumë e mençur në këtë rast, duke i nxitur në njëfarë mënyre, fundamentalistët islamikë, që unë nuk e di se kush janë, bile mund të mos jenë edhe shqiptarë, që të futen në këto demonstrata, që të duket sikur shqiptarët nuk kanë legjitimet, si grup demokratik dhe si një pakicë shumë, shumë e madhe në Maqedoni, pa të drejtën e tyre. Duhet ta luftojmë këtë gjë, duke e thënë të vërtetën. E cila është e vërteta? E vërteta është se ka pothuajse 40%, ndoshta 35% shqiptarë, në fakt nuk e dijmë se sa, për shkak se regjistrimi asnjëherë nuk është mbikëqyrur nga autoritet përkatëse ndërkombëtare, kështu që nuk e dijmë saktë se sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni. Po edhe sikur të jenë një e treta, 33%, shihni se sa shqiptarë janë të punësuar në institucionet shtetërore, më pak se 10%. Kur unë isha atje, në vitin 1992, kishte më pak se 2%. Pse nuk ka një përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, pse nuk ekziston mundësia që të flitet gjuha shipe si gjuhë e dytë zyrtare në vendbanimet shqiptare, apo të mbahet flamuri kombëtar shqiptar përkrah flamurit maqedonas, siç e bëjmë këtu në SHBA. Pra e dijmë se Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar, dhe duket sikur slavët maqedonas nuk e kanë ndërmend ta implementojnë atë. Ata duan t’i largojnë shqiptarët prej trojeve të tyre, ashtu siç u përpoq Millosheviqi në Kosovë. Ata e dijnë se nuk do ta kenë një mundësi të tillë, sepse shqiptarët nuk do t’i lënë trojet e tyre, prandaj do të përpiqen t’i asimilojnë ata, ashtu siç bënë turqit gjatë 450 viteve, sepse shqiptarët që u okupuan nga turqit në vitin 1488, ishin të krishterë. Ishte sundimi 425 vjeçar otoman që i bëri ata muslimanë, dhe unë nuk kam asgjë kundër kësaj. Njerëzit duhet të besojnë në Zot ashtu siç dëshirojnë, por tani feja islame shfrytëzohet kundër shqiptarëve, për shkak të veprave mizore të vehabistëve nga Arabia Saudite, që erdhën këtu për t’i sulmuar kullat binjake më 11 shtator 2001. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta kuptojmë se kjo është një truk që përdoret nga të gjithë sllavët dhe grekët, me kishat e tyre ortodokse, që t’i bëjnë muslimanët të duken si tradhëtarë dhe fundamentalistë që punojnë kundër demokracisë. Pra, është me rëndësi për shqiptarët që të dalin në rrugë me flamuj kombëtarë, me flamurin e SHBA-ve, dhe duhet të brohorisin, ashtu siç bënë në Kosovë, USA, USA, USA, dhe duhet ta mbajnë simbolin kombëtar, kësulën e bardhë. Pse jo? Le ta dijnë njerëzit se ata janë shqiptarë, e jo vehabistë nga Arabia Saudite. Poashtu nuk duhet të ketë dhunë. Mos harroni se si Martin Luter Kingu i fitoi të drejat për afro-amerikanët në SHBA, duek filluar në vitin 1955, me të drejtën e votimit. E bëri këtë pa dhunë. Nëse ata duan t’ju rrahin, leni t’ju rrahin. Mos ua ktheni, për shkak se pastaj këtë gjë do ta përdorin kundër jush. Ata kanë ushtrinë, shtetin ndërsa shqiptarët nuk i kanë këto. Disa njerëz do të vuajnë, por kjo duhet të bëhet duke mos përdorur aspak dhunë. Sikur Mohatma Gandi, i cili e largoi sundimin britanik në Indi pa dhunë, me demonstrat dhe me bojkot. Dhe ndoshta ne duhet të mendojmë për bojkotim. Ndoshta të gjithë shqiptarët duhet të fillojnë të mos blejnë produkte nga sllavët, ashtu siç bëri Mohatma Gandi me anglezët, ashtu siç bëri Martin Luter Kingu në Alabama, kur u tha pjesëtarëve të tij të mos hypin në autobus, por të ecin, dhe në këtë mënyrë e bankrotoi kompaninë e autobusëve. Nëse shqiptarët duan të jenë të mençur, duhet ta shohin historinë, që të shohin se si popujt tjetër që kanë qenë të shtypur, ia kanë arritur qëllimit të tyre. Por kjo duhet bërë pa dhunë. Dhe nuk duhet feja të bëhet problem. Problemi është te të drejtat e njeriut. Dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni shkilen për çdo ditë – të drejtat e tyre njerëzore, qytetare, politike, ekonomike shkilen për çdo ditë nga qeveria maqedonase dhe partia shqiptare që është pjesë e kësaj qeverie. Ata nuk duhet t’i bashkohen kësaj qeverie, por të bashkohen me popullin shqiptar dhe t’i ndryshojnë gjërat për të mirë.

Po. Ky është mashtrimi i radhës. Kam lexuar në gazeta se në mesin e të arrestuarve kishte një grua 60 vjeçare, dhe një zdrukthëtar i pensionuar 64 vjeçar, nga fshati Hotël nëse nuk gaboj. Këta njerëz nuk mund të jenë muslimanë radikalë, nuk kanë profil të tillë. Ky është një mashtrim. Mund të shkoni në shtëpinë e dikujt, ata mund të kenë ndonjë armë, kjo nuk do të thotë se kjo armë do të përdoret kundër qeverisë. Në Amerikë, ka shumë njerëz që kanë armë nëpër shtëpitë e tyre për t’u mbrojtur nga krimi. Pra duhet ta bëjmë publik faktin se këta njerëz nuk kanë profil të muslimanëve radikalë, ky është një mashtrim i qeverisë maqedonase për ta dëmtuar imazhin e shqiptarëve.

Ky është një turp. Pas gjithë asaj punë që u bë nga Arben Xhaferi, Diogardi dhe Liga qytetare shqiptaro-amerikane, pasi e sollëm atë në SHBA, në vitin 1995, pasi unë dhe shoqja ime ishim në Tetovë për ta hapur Universitetin e Tetovës, me ç’rast u vra një student dhe u rrahën shumë të tjerë nga sllavët maqedonas për të mos ua dhënë shqiptarëve të drejtën për arsim kualitativ, ne e sollëm Arben Xhaferin dhe Fadil Sulejmanin në Uashington ku patëm një seancë për çështjen kombëtare shqiptare dhe kërkesat për të drejtat e njeriut, pasiqë Arben Xhaferi e pa suksesin që ne e patëm me Kosovën, kur Tom Lantosi dhe Den Gilmani paraqitën rezolutën e parë në vitin 1992, për pavarësinë e Kosovës, jo për autonomi por për pavarësi, për shkak se Liga jonë ishte e para që e kuptoi si Jugosllavia do të shpërbëhej, pra ne kërkuam pavarësinë. Atë rezolutë e paraqitëm çdo dy vjet, duke filluar nga viti 1992. Arben Xhaferi është i mençur dhe e pa këtë. Prandaj erdhi këtu, dhe e paraqiti çështjen shqiptare. Por ai u sëmur, dhe njerëzit të cilët e trashëguan partinë e tij nuk ndjekin atë që bëri ai. Bëjnë shumë kompromise me sllavët. Sot, Marrëveshja e Ohrit nuk është e implementuar, dhe nuk ka një zë të fuqishëm të shqiptarëve në Maqedoni, për shkak se politikanët shqiptarë bëjnë shumë kompromise me sllavët për t’i ruajtur pozitat e tyre në Shkup dhe për t’i ngritur partitë e tyre. Dëgjoj nga miqtë e mi se shumë prej tyre po bëhen gjithnjë e më të pasur, sikurse politikanët shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë. Populli po bëhet gjithnjë e më i varfër, ndërsa politikanët e tyre gjithnjë e më të pasur, dhe ata po bëjnë kompromise me qeveritë, në të shumtën e rasteve me qeveritë sllave, të cilat i shtypin shqiptarët. Kështu që pas 11 vjetësh përpjekje për ta implementuar Marrëveshjen e Ohrit, tani e dijmë se kjo gjë nuk do të ndodhë, dhe duhet të provojmë një strategji tjetër, e ajo duhet të jetë federata, që shqiptarëve të jepet së paku kontrolli mbi vendbanimet lokale si Tetova dhe Gostivari, mbi arsimin dhe çështje të ngjashme. Kjo gjë ka ndodhur në vende të tjera, p.sh. e keni Marrëveshje e Dejtonit me të cilën u krijua fedarata e Bosnjës, e cila edhe pse nuk funksionon në mënyrë të përkryer, së paku është një shembull, për atë që mund të bëhet në Maqedoni. Mendoj se duhet të fillojmë të mendojmë për njëlloj autonomie, në mënyrë që shqiptarët në Maqedoni t’i fitojnë plotësisht të drejtat e tyre, për shkak se Marrëveshja e Ohrit nuk është duke u zbatuar nga qeveria maqedonase, e as nuk është duke u promovuar nga shqiptarët ashtu siç duhet, ashtu siç e bëmë ne 10 vjet më parë me Arben Xhaferin. Pra na duhet strategji e re dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të bashkëpunojnë me lobin tonë të pavarur në SHBA, që unë ta përcjell këtë mesazh në Kongres dhe Departamentin e shtetit, se shqiptarët nuk duan të dëgjojnë për qeverinë sllave të Maqedonisë, për politikanët e tyre shqiptarë, dhe se duan ta vazhdojnë jetën e tyre, të ndërtojnë familje, të gjejnë punë, të gëzojnë të drejtat e njeriut, të kenë jetë të qetë, gjë që tani nuk është duke u bërë.
Ne e kemi bërë punën që është dashur të bëhet për të pasur demokraci në Shqipëri. Mos harroni se unë Së bashku me Tom Lantosin ishim të parët të cilëve Ramiz Alia ua lejoi të hyjnë në Shqipëri në vitin 1990, kur atje akoma kishte komunizëm, por pas atij udhëtimi, u nis anija e parë prej Durrësi për në Brindizi, njerëzit shkuan para ambasadave dhe më në fund u organizuan zgjedhjet, pas të cilave u formua qeveria e parë demokratike, e cila tani, për fat të keq, është një qeveri e korruptuar, çështje e cila poashtu duhet zgjidhur. Sot mund të jemi krenarë që punë e këtij lobi mundësoi pavarësinë e Kosovës, sepse vite më parë njerëzit nuk besonin se mund të ndodhë një gjë e tillë. Por unë dhe gruaja ime, arritëm që Sllobodan Millosheviqi, në fillim të akuzohet nga Kongresi i SHBA-ve, pastaj të paditet nga Gjykata e Hagës, ku unë dhe gruaja ime shkuam dhe dëshmuam kundër tij, dhe emri im është emri i vetëm që ai përmendi ditën e parë, dhe më akuzoi për satanzimin e tij dhe popullit serb. Por unë nuke satanizova atë, unë vetëm e publikova atë që ishte duke e bërë ai, aktet mizore terroriste kundër popullit shqiptar. Këtu në SHBA, jemi bashkuar shumë shqiptarë, por sot shqiptarë marrin një mesazh të përzier, nga politikanët e tyre në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë, për shkak se këta politikanë po përpiqen t’i ngrisin partitë e tyre, e jo të drejat e njeriut dhe demokracinë për shqiptarët. Pra, nuk jemi të organizuar ashtu siç duhet, këtu në SHBA dhe nëpër botë, dhe është shumë e vështirë t’u përcillet mesazhi i qartë gjithë shqiptarëve të Amerikës, shqiptarëve në Australi dhe në Evropë, për shkak të propagandës që e bëjnë politikanët shqiptarë dhe mediumet e tyre. Mos harroni, këta politikanë shqiptarë kanë shumë para dhe disa prej këtyre mediumeve i kanë pronësi të tyre, si televizione dhe gazeta. Nuk them që TV KOHA është një prej, ajo mund të jetë e pavarur, por mund t’ju them se në Kosovë, pjesa më e madhe e shtypit është në pronësi të njerëzve të pasur, dhe shumë prej tyre janë politikanë shqiptarë, që duan t’i ruajnë karriket e tyre dhe gënjejnë për atë që e bëjnë, e bile gënjejnë edhe për punën që e bëj unë. Pra shkaktojnë huti në mesin e shqiptarëve anembanë botës. Pra unë ende jam duke punuar shumë për çështjen kombëtare shqiptare dhe na duhet përkrahje gjithnjë e më madhe nga shqiptarët anembanë botës, që unë dhe gruaja time të bëjmë punë edhe më të mira, që shqiptarët t’i kenë të drejtat e barabarta, dinjitet dhe prosperitet ekonomik, për të cilat sot kanë nevojë në Evropën e bashkuar, të integruar dhe demokratike.
Për fund me lejoni t’i përdor fjalët e Fan Nolit. Kur unë isha në Prishtinë më 29 maj 1990, pati përleshje me ushtrinë e Millosheviqit para hotelit Grand, dhe aty u rrahën mijëra shqiptarë. Unë e hapa dritaren e dhomës sime në katin e parë të hotelit që kishte pamje nga rruga, dhe bërtita në drejtim të njerëzve duke i thënë fjalët e Fano Nolit: “Moj nanë, mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë!”. Këtë ua them edhe shqiptarëve në Maqedoni. Keni besim në Amerikën, keni besim në punën që e bëj unë, askush nuk më paguan për të, unë jam arbëresh, sikurse edhe babai im, dhe jam krenar që jam shqiptar amerikan, arbëresh,pra njerëzit duhet ta dijnë se kush jam unë, kush është gruaja ime, nga puna që kemi bërë për t’u ndihmuar shqiptarëve, dhe ata duhet t’u tregojnë familjeve të tyre anembanë botës që ta përkrahin Ligën tonë, duke vizitar faqen tonë www.aacl.us, dhe se ne do të bëjmë lobim edhe më të mirë, duke i ua ofruar mediumeve amerikane dhe atyre evropiane informatat e vërteta për shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *