Home / Lajme / Maqedoni / U shpall fletëarrest për dy persona të dyshuar për vrasjen afër Smillkovcit, të cilët ndodhen në arrati

U shpall fletëarrest për dy persona të dyshuar për vrasjen afër Smillkovcit, të cilët ndodhen në arrati

3 maj-Siç kumtoi sot MPB, nga ana e Gjykatës themelore Shkup 1, dy të dyshuarve në arrati u është shqiptuar masa e arrestit në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Të dyshuarit ndodhen në arrati dhe akoma janë të pakapshëm për organet ndjekëse.

Interpoli do t’i kërkojë Alil Demirin, i lindur në vitin 1985 dhe Afrim Ismailoviqin, i lindur në vitin 1980, që të dy nga Shkupi. MPB në bazë të urdhërit të Gjykatës themelore Shkup 1-Shkup, shpalli fletëarrest qendror dhe ndërkombëtar për dy personat të cilët janë nën hetim për vepër të kryer penale “terrorizëm”, paraparë sipas nenit 394 nga Ligji penal i Republikës së Maqedonisë, lidhur me vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smilkovcit.

Siç kumtoi sot MPB, nga ana e Gjykatës themelore Shkup 1, dy të dyshuarve në arrati u është shqiptuar masa e arrestit në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Të dyshuarit ndodhen në arrati dhe akoma janë të pakapshëm për organet ndjekëse.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë krijoi kontakt të drejtpërdrejtë edhe me shërbimet kosovare për këmbim të të dhënave dhe informatave rreth personave të cilët janë në kërkim

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *