Home / Sport / Ulqini pret turneun e 10-të mbarëkombëtar

Ulqini pret turneun e 10-të mbarëkombëtar

Këtë vit ogranizohet turneu jubilar “Kupa e Pavarësisë Ulqini 2012” dhe i njëjti do të zhvillohet nga data 29 maj deri me 1 qershor në qytetin bregdetar Ulqin të Malit të Zi. Si që e do tradita, edhe kësaj radhe do të marrin pjesë ekipe nga qytetet e Durrësit, Tetovës, Pejës, Bujanocit (Tërnoci) dhe qyteti organizues Ulqini. Futbollistë të moshës 15-të vjecare nga gjithë trojet shqiptare do të garojnë në këtë edicioni jubilar që mbahet në vitin kur të gjithë shqiptarët festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

I filluar në mënyrë spontane nga disa pedagogë të sportit, me ngritje të vazhdueshme gjatë kalimit të viteve, turneu mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë arrin në vitin e tij jubilar, ditëlindjen e tij të 10-të. Dhjetë vite më parë Naim Kërçuku së bashku me Qendrën Kulturore të Fëmijëve të Durrësitë ishte ideatori kryesor i nismës së organizimit të një turneu të këtillë, i cili përmes garave të fëmijëve në futboll, do të gërshetonte në një vend të përbashkët shqiptarët e gjitha trojeve. Idesë së Kërçukut i’u bashkangjitën edhe kordinatorët e grupeve Muzafer Livoreka nga Tetova, Kujtim Vllamasi nga Durrësi, Aver Hysaj nga Peja, Hajro Hajdari nga Ulqini dhe Nexhat Aliu nga Tërnoci, duke bashkuar në një vend frymën shqiptare. Ideja u realizua me organizimin e turneut të parë 10-të vite më parë, ndërsa prej atëherë ky turne është shëndruar në tradicional dhe është organizuar secilin vit, duke shëtitur vendin e organizimit në të gjitha trojet shqiptare, si Durrësi, Tetova, Peja, Ulqini dhe Bujanoci. Gjatë këtyre viteve, ky turne ka sjellë vlera të mëdha kulturore të fëmijëve pjesëmarës, futboll cilësor, njofitme, shoqërim dhe miqësi të shqiptarëve të të gjithë anëve. Kujtojmë se në këtë turne kanë luajtur futbollistë, që tani janë pjesë e ekipeve seniore të të gjitha vendeve pjesëmarëse, ndërsa pretendohet që me kalimin e viteve cilësia të rritet në vazhdimësi. Si që përmendëm më lartë, këtë vit ogranizohet turneu jubilar “Kupa e Pavarësisë Ulqini 2012” dhe i njëjti do të zhvillohet nga data 29 maj deri me 1 qershor në qytetin bregdetar Ulqin të Malit të Zi. Si që e do tradita, edhe kësaj radhe do të marrin pjesë ekipe nga qytetet e Durrësit, Tetovës, Pejës, Bujanocit (Tërnoci) dhe qyteti organizues Ulqini. Futbollistë të moshës 15-të vjecare nga gjithë trojet shqiptare do të garojnë në këtë edicioni jubilar që mbahet në vitin kur të gjithë shqiptarët festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe për këtë qëllim deri diku ka edhe domethënie tjetër në krahasim me edicionet e viteve të kaluara. Duhet thkesuar se pjesëmarrja e ekipeve në këtë vit jubilar duhet të ketë frymën sportive, të mbizotërojë fryma e afrimit, tolerancës dhe garimit sportiv, ndërsa në fund le të fitojë ekipi më i mirë, por edhe me më shumë fat. Seleksioni i Tetovës ka bërë të gjitha parapërgatitjet në vigjilie të këtij turneu dhe i gatshëm pret udhëtimin drejt Ulqinit. Seleksionues i Tetovës për këtë vit është trajneri i grupmoshave të Renovës, Ismail Sulejmani, i cili ka tentuar të bëjë përzgjedhjen më të mirë të futbollistëve të rrinjë, me të cilët para se gjithash pretendon të prezantohet denjësisht në këtë turne, ndërsa normal që në asnjë moment nuk do të largohen nga ambicia për të fituar këtë edicion të 10-të të këtij turneu.

Seleksioni i Tetovës: Ensar Baftijari, Erzan Alija, Shefit Shefiti, Albion Ibraimi, Enis Dervishi, Ard Kasami, Avdiraman Imeri, Faton Islami, Arlind Nazifi, Valon Ethemi, Arbnor Mehmedi, Ramadan Ziberi, Remzifaik Selmani, Sabit Bilalli, Valmir Ali, Arijan Bajrami, Emrah Qazimi, Astrit Izairi. Seleksionues: Ismail Sulejmani.

Sinani boton librin për jubileun e turneut

‘FUTBOLLI – Urë e bashkimit shqiptar’, është libri i botuar kushtuar jubileut të këtij turneu që këtë vit festoon edicionin e tij të 10-të, ndërsa njëkohësisht përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Autori Shaban Sinani mes tjerash ka tentuar që këtë turne dhe 9-të edicionet e tij paraprake t’i ofrojë më shumë tek opinioni, që pikërisht përmes këtij botimi do të mund të mësojë më shumë për gjithë këtë traditë të ndërtuar me vite. Sigurisht se mediat meritojnë lëvdatë të madhe për mbështetjen e këtij turneu, mirëpo gazetari Shaban Sinani përfundimisht mbetet njeriu që më së shumti ka qëndruar pranë këtij turneu dhe sigurisht se pas organizatorëve, ai është një ndër më të merituarit për publicitetin që i bëhet këtij turneu mbarëkombëtar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *