Home / Lajme / Maqedoni / Unioni Evropian prezantohet në Bogovinë

Unioni Evropian prezantohet në Bogovinë

25 maj-“Bashkimi Evropian nuk është vetëm ide, por edhe realitet që nënkupton implementimin e shumë aktiviteteve, ndërsa aktibvitetet e këtilla kontribuojnë në rritjen e dukshmërisë dhe njoftimin e qytetarëve me integrimin evropian”, theksoi Arifi.

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Teuta Arifi dhe shefi i Delegacionit të BE-së, ambasadori Aivo Orav, sot, në kuadër të Kampanjës “BE prej afër ” vizituan komunën e Bogovinës.
Zëvendëskryeministrja Arifi dhe ambasadori Orav u takuan me kryetarin e Komunës së Bogovinës Hazbi Neziri, me anëtarët e komunës, si dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale. Në takim u bë fjalë për aktivitetet e Komunës dhe njëherit u shpreh interesim i veçantë për mundësinë e sigurimit të mbështetjes për projekte nga fondet evropiane. “Bashkimi Evropian nuk është vetëm ide, por edhe realitet që nënkupton implementimin e shumë aktiviteteve, ndërsa aktibvitetet e këtilla kontribuojnë në rritjen e dukshmërisë dhe njoftimin e qytetarëve me integrimin evropian”, theksoi Arifi.
Pas takimit me kryetarin e komunës, Arifi dhe ambasadori Orav kishin takim me qytetarët ku dhe i informuan dhe u përgjigjën në pyetjet e tyre lidhur me përfitimet dhe obligimet që dalin nga anëtarësimi në BE. Kampanja “BE prej afër” realizohet në kuadër të Programit për shënimin e Ditës së Evropës, ndërsa ka për qëllim që qytetarët e komunave më të vogla të Republikës së Maqedonisë të njihen me procesin e integrimit në BE.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *