Home / Sport / Van Nistelroi braktis futbollin

Van Nistelroi braktis futbollin

Rud Van Nistelroi, sulmuesi i famshëm holandez, ka bërë sot publik vendimin për t’i dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. I shoqëruar nga familja e tij dhe një pjesë e lojtarëve të skuadrës së Malagas, në një sallë të mbushur me gazetarë, bomberi holandez ka treguar se ka ardhur koha që ai të varë këpucët në gozhdë.

“Dje kam luajtur ndeshjen time të fundit si futbollist profesionist. Ëndrra ime e madhe ishte të luaja në Ligën e Kampioneve me Malagan dhe që skuadra ta arrinte këtë objektiv, por për mua ka ardhur koha të them lamtumirë. Duke luajtur në nivelin më të lartë më detyron të njoh që kam arritur në limitet e mia fizike. Nuk mendoj se ka mënyrë më të mirë për t’u larguar se sa kështu, jam i lumtur dhe prandaj kam arritur ta marr këtë vendim”, ishin fjalët e tij.
Më pas, ai ka lexuar një komunikatë falënderimi ku i dretohej klubeve ku kishte kaluar karrierën: Den Bosh, Herenven, PSV, Mançester Junajtid, Real Madrid, Hamburg dhe Malaga, ashtu si edhe kombëtares holandeze të futbollit.
Futbollisti largohet pasi ka luajtur më shumë se 600 ndeshje në 20 vite karrierë si profesionist, ndërsa ka shënuar më shumë se 400 gola, duke u bërë një nga bomberat më të frikshëm të Evropës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *