Home / Sport / Vardari kampion, Shkëndija e dyta me ndihmën e Renovës

Vardari kampion, Shkëndija e dyta me ndihmën e Renovës

Skuadra e Vardarit me fitoren 2:1 në Kratovë përballë Sileksit ka arritur të sigurojë titullin e kampionit tre javë para përfundimit të kampionatit elitar në vend. Ndërkohë tani më ish-kampionia Shkëndija ngjitet në vendin e dytë pas fitores 3:2 përballë Bregallnicës, duke i’u falemenderuar para se gjithash Renoëvs e cila të shtunën në Tetovë mundi 1:0 Metalurgun.

Vardari është kampion i ri në Ligën e Parë të futbollit në vend, pasi siguroi titullin tre javë para fundit me fitoren 2:1 në fushë të Sileksit. Ndërkohë skuadra e Shkëndijës ka arritur që më në fund të ngjitet në vendin e dytë në renditje, pasi të dielën në një ndeshje interesante mundi Bregallnicën me rezultatin 3:2. ‘Kuqezinjtë’ në fillim kishin mundësi me anë të Taipit, ndërsa miqtë në anën tjetër në të njëjtin aksion dy herë goditën kuadrantin e portës vendase. Më pas Shkëndija solli paraqitje të shkëlqyshme duke dhuruar 20-të minuta spekatkualre që për një moment kujtuan lojën e vitit të kaluar kur ekipi shkelte çdo kundërshtar dhe në këtë rrugë siguroi titullin e kampionit. Goli i parë erdhi në minutën e 9-të, kur kapiteni Mustafi bukur pasoi për Allomeroviqin i cili assistoi drejt Ersen Salit që realizoi për 1:0. Vetëm pesë minuta më vonë tjetër aksion i shpejtë i Shkëndijës dhe tjetër gol në rrjetën mysafire. Sali pason për Allomeroviqin që përsëri assiston para portës, ndërsa Taipi shënon për 2:0. Në minutën e 17-të Shkëndija sjell golin e tretë në këtë takim. Allomeroviq godet fortë, portieri mysafir Basnarkov mbron për një ças, ndërsa në afërsi gjendet Selmani që shënon për 3:0. Këtu u duk se Shkëndija është para një goleade të vërtetë, posaçërisht pasi edhe në vazhdim pati raste shënimi. Mirëpo me kalimin e kohës vednasit ulnin rritmin, ndërsa Bregallnica këtë e shfrytëzoi 2 minuta para fundit të pjesës së parë kur pas një harkimi në zonë, ish futbollisiti i Shkëndijës Genc Iseni shënon gol të bukur për 3:1. Pak sa e pazakontë, mirëpo ky gol u përshëndet me duartrokitje nga publiku tetovar. Në fillim të pjesës së dytë Iseni shënon një tjetër gol për rezultat 3:2, duke u bërë me dije tetovarëve se kanë gabuar që nuk e kanë mbajtur në rradhët e tyre. Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat kishin mundësi shënimi, mirëpo në fund ndeshje u mbyll me fitore 3:2 të tetovarëve. Ndërkohë skuadra e Renovës në derbin e javës së 30-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 përballë Metalurgut. Në duelin e fituesit të ri të Kupës së Maqedonisë dhe skuadrës që mori këtë trofe vitin e kaluar, tre pikët i takuan skuadrës vendase, e cila diti më së miri të gjendet në teren. Metalurgu që lufton me Shkëndijën për pozitën e dytë në renditje ishte e orientuar në sulm, ndërsa Renova me mesfushë të përforcuar në kundërsulme kërkonte rastin e vet për të shënuar. Mundësia e parë e takimit ishte në minutën e 15-të, kur miqtë gabojnë në mbrojtje ndërsa tentimi i Gafurit nuk shkaktoi problem për portierin mysafir Pavloviq. Në anën tjetër miqtë tentonin të rezikojnë portën e Zendelit, mirëpo portieri vendas pa problem kontrolloi këtë goditje të Mitrovit. Rastin më të mirë për të shënuar në pjesën e parë e kishte Renova, kur Jancevski bukur assiston për Gafurin, mirëpo ky i fundit nuk arrin të realizojë nga pozitë tejet ideale. Në fillim të pjesës së dytë Metalurgu mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Nestorovski doli me kartonin e dytë të verdhë, pas një pakujdesie kur goditi topin jashta stadiumit në momentin kur arbitri kishte ndërprerë ndeshje pas një pozicioni jashtëloje. Me një futbollist më shumë në fushë, Renova u nis në sulm për të kërkuar fitoren dhe ndryshimi i rezultatit erdhi në minutën e 76-të. Gafuri harkoi nga këndi, ndërsa Bajrami me goditje precize shënoi për epërsi të Renovës. Deri në fund të ndeshjes miqtë tentonin të barazojnë, ndërsa Renova në kundërsulme kërkonte golin e dytë. Gjithsesi në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit, kështu që ndeshja a mbyll me fitore minimale 1:0 për Renovën. Për Renovën kjo ishte fitorja 11-të në këtë sezon me të cilën ngjiten në kuotën e 45 pikëve dhe përforcohen në pozitën e katërt në renditje. Në takimin e radhës Renova do të jetë mysafire e Vardarit, ndërsa Metalurgu në fushë të vet do të presë Shkëndijën. Në ndeshjet tjera Rabotniçki mundi 4:1 Napredokun, Horizonti fitoi 2:1 Teteksin, ndërsa 11 Oktomvri me rezultat 3:1 mundi Ohrid 2004.

Java e 30-të; Rezultatet
Shkëndija –Bregallnica 3-2
Renova – Metalurgu 1-0
Sileksi – Vardari 1-2
Rabotniçki – Napredoku 4-1
11 Oktomvri – Ohri 2004 3-1
Horizont T – Teteksi 2-1

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *