Home / Lajme / Maqedoni / Vjedhjet alarmojnë institucionet

Vjedhjet alarmojnë institucionet

14 maj-Kohëve të fundit sërish në rajone të ndryshme të Tetovës dhe rrethinës vjedhjet kanë filluar të rriten në shtëpi private sidomos në shtëpitë të cilët nuk janë të banuara dhe pronarët gjenden me punë të përkohëshme në shtete perendimore.

Urim Hasipi
Nëse gjatë tërë vitit 2011 shtatë herë janë vjedhur objektet fetare në rajonin e Tetovës, këtë vit situata është më alarmante, pasi qështatë vjedhje janë rregjistruar vetëm në tre muajt e parë në Tetovë dhe rrethinë të kryera në objekte të kultit. “Gjatë vitit të kaluar në rajonin e Tetovës dhe më gjërë janë kryer 7 vjedhje në objekte fetare, prej të cilave 6 në kisha dhe një në xhami. Ndërsa gjatë tre muajve të kaluar janë regjistruar 7 vjedhje prej të cilave gjashtë në kisha dhe një në xhami. Në më shumë raste vjedhësit kanë marrë të holla, ndërsa në mungesë të tyre kanë marrë sende prej metali. Për këtë vit karrakteristike është se hajnat krahas vjedhjeve kanë shkaktuar dëme materiale në dyert hyrëse të objekteve të kultit” thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i Policisë së Tetovës.” Nga ana e Muftinisë së Tetovës është bërë apel që hajnat të qëndrojnë larg objekteve të kultit. “Xhamitë janë objekte të shenjta dhe si të tilla nuk guxojnë të keqëpërdoren në asnjë menyrë e më së paku të bëhet vjedhja e pasurisë së Xhamive e cila paraqet pasuri kolektive të gjithë muslimanëve. Si zakonisht vjedhjet kanë qenë externe pra të jashme (Ullugje ,dyer të objekteve) por në kohën e fundit kemi edhe vjedhje brenda Xhamisë, respketivisht mjete finaciare të arkës se Xhamise, apo anëtarësië. Muftinia e Bashkësisë fetare Islame dënon çdo tentim për keqëpërdorim të objekteve fetare të cilit do konfesion i takojne. Apelojmë tek organet e rendit të bëhet zbulimi i tyre dhe të njëjtit të balafaqohen me Ligjin”, thotë Namik Xhaferi, sekretarë i Muftinisë së Tetovës. Ndërkohë, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, përmes njësisë për preventivë ka filluar me takime nëpër komunat e Pollogut, ku marrin pjesë përfaqësues të Bashkësive Lokale, OSBE-së, policia pyjore dhe pjesëtarë të komuniteteve fetare, ku diskutohet për vjedhjet në këtë rajon. Takimi i parë është mbajtur në komunën e Tearcës, ku kryetarët e Bashkësive Lokale kanë kërkuar nga stacioni policor në Tearcë të jetë më efektiv në zbardhjen e vjedhjeve. Ata poashtu kanë kërkuar që në këto takime të jenë të ftuar edhe udhëheqësit e gjyqit që të ketë një koordinim më të mirë. “ Nuk jam i kënaqur me këto takime pasi që duhet të ketë edhe njërëz të gjykatës. Ne bisedojmë për vjedhjet, kriminalitetin, por nuk shoh se ka përmirësime, vjedhjet sërish vazhdojnë në këtë rajon”, thotë Daut Shasivari kryetar i bashkësisë Lokale të fshatit Përshevcë. Edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Sllatinë Adem Ademi, shpreson se vjedhjet do të zbardhen. Edhe pse Bashkësitë Lokale janë të shqetësuara për këtë dukuri, dhe kërkojnë nga policia që të jetë më shumë prezente në teren, shifrat zyrtare që jep SPB-ja e Tetovës tregojnë se në katër muajt e parë të këtij viti në rajonin e komunës së Tearcës janë rregjistruar 34 vjedhje, shumica në shtëpi private, ndërsa në karahasim me vitin e kaluar ka 4 vjedhje më pak. Një pjesë e vjedhje sipas autoriteteve lokale në këtë komunë nuk denoncohen në polici dhe dyshohet se ky numër është më i madh. “Rreth 90 përqind e vjedhjeve që janë kryer në rajonin e Tearcës janë zbardhur dhe në shumicën e rasteve dihen autorët ndaj të cilëve ëshstë inicuar padi adekuate penale”, tha Basri Memishi, ndihmës kryeshef i krim policisë në SPB-në e Tetovës. Numër më të vogël të vjedhjeve poashtu është rregjistruar edhe në nivel të Tetovës, ku gjatë tre muajve të kaluar ka pasur 192 vjedhje, prej të cilëve 161 kanë qenë vjedhje të rënda. “Vitin e kaluar në periudhën e njejtë numri i vjedhjeve ka qenë 232, prej të cilave 194 kanë qenë të rënda. Poashtu ajo që është pozitive këtë vit, është se kemi një përqindje më të lartë të zbulimit të autorëve të vjedhjeve në krahasim me vitin e kaluar”, thotë zëdhënësi i Policisë së Tetovës Marjan Josifovski. Kohëve të fundit sërish në rajone të ndryshme të Tetovës dhe rrethinës vjedhjet kanë filluar të rriten në shtëpi private sidomos në shtëpitë të cilët nuk janë të banuara dhe pronarët gjenden me punë të përkohëshme në shtete perendimore.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *