Home / Lajme / Rajon / Vjen Ramushi!

Vjen Ramushi!

8 maj-Tribunali i Hagës ditë më parë, me propozim të përbashkët të prokurorëve dhe mbrojtjes, ka vendosur që më 11 qershor të dorëzohen deklaratat përmbyllëse të shkruara në “rastin Haradinaj dhe të tjerët”, ndërsa seancat përfundimtare do të mbahen më 25 dhe 26 qershor.

Shkalla e parë e Gjykatës në Tribunalin e Hagës ka marrë vendim para pak orësh që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mbrohet në liri. Lajmin e kanë konfirmuar për TV ‘Dukagjini’-n, burime të sigurta nga ekipi i mbrojtjes.
Prokuroria nuk ka bërë ankesë ndajë këtij vendimi, kështu që gjatë 24 orëve të ardhshme ish-kryeministri i vendit Ramush Haradinaj pritet të kthehet në atdhe.

Tribunali i Hagës ditë më parë, me propozim të përbashkët të prokurorëve dhe mbrojtjes, ka vendosur që më 11 qershor të dorëzohen deklaratat përmbyllëse të shkruara në “rastin Haradinaj dhe të tjerët”, ndërsa seancat përfundimtare do të mbahen më 25 dhe 26 qershor.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ngarkohen me “krime të kryera gjatë luftës në Kosovë”. Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në muajin gusht të 2011-ës.

Ish kryeministri Haradinaj ishte liruar më 3 prill të vitit 2008 nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa rigjykimi i pjesshëm thuhet se ka nisur për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre.

HAGA NUK E KONFIRMON ENDE LIRMIN E HARADINAJT

Se cfare ka të re për rastin e ish-kyremnisttrit të Repubklikës së Kosovës z.Ramush Haradinajt i cili akktualisht gjendet në Hagë, se ështëliruar apo jo, siq njoftojnë disamedia kosovare ? Znj. Nerma Jelacic, zëdhënëse e TPI-së para pak një qasti per agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” ketë lajm nuk e ka konfrimuar. „Nuk di unë cfarë kanë shkruar mediat e juaja, vetëm mund ta konfrimoj nga Haga s’ka ende ndonjë vendim për rastin Haradinaj..“ tha në vazhdim znj. Nerma Jelacic, zëdhënëse e TPI-së para pak një qasti per agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *