Home / Sport / Volejboll, Shkëndija eliminohet nga Strumica

Volejboll, Shkëndija eliminohet nga Strumica

Pas humbjes bindëse në ndeshjen e parë në Strumicë në takimin e parë gjysmëfinal, Shkëndija të martën në mbrëmje në Tetovë dha më shumë rezistencë, duke kujtuar në disa moment ekipin e vitit të kaluar që dominoi në Kupë dhe kampionat.

Kampionia e dyfishtë nga viti i kaluar Shkëndija, këtë vit mbetet pa asnjërin prej titujve të fituar në sezonin 2011/2012. ‘Kuqezinjtë’ tetetovarë pas humbjes në finalen e Kupës, tani u eliminuan edhe në gjysmëfinale të play-offit, përsëri nga i njëjti kundërshtar, Strumica me rezultatin 3:1. Pas humbjes bindëse në ndeshjen e parë në Strumicë në takimin e parë gjysmëfinal, Shkëndija të martën në mbrëmje në Tetovë dha më shumë rezistencë, duke kujtuar në disa moment ekipin e vitit të kaluar që dominoi në Kupë dhe kampionat. Tetovarët hapën mirë ndeshjen dhe pas një lufte të madhe arritën të avansojnë 1:0, pas rezultatit 25:21 në setin e parë. Edhe vazhdimi solli lojë kualitative dhe të balansuar, mirëpo miqtë u panë më të koncentruar në fund të setit dhe pas rezultatit 25:22, barazuan rezultatin në 1:1. Me rezultat të balansuar në sete, në vazhdim ishte shumë e rëndësi se cila prej skuadrave do të bëjë hapin e rradhës për të avansuar dhe për të drejtuar ndeshjen drejt një suksesi. Strumica në këtë periudhë tregoi cilësi dhe kualitet më të madh dhe në setin e tretë fitoi me rezultatin 25:19, për epërsi 2:1 në këtë ndeshje. Seti i katërt Shkëndija provoi të japë edhe një përgjigje të rradhës, mirëpo lësaj rradhe nuk pati as freskinë, e as fuqinë e duhur. Strumica ishte më e koncentruar edhe në setin e katërt dhe në fund fitoi 25:21, duke mbyllur ndeshjen me rezultat 3:1. Rjedhimisht Strumica me këtë sukses avansoi 2:0 në ndeshje dhe me këtë siguroi kualifikim për në finalen e madhe, ku përballë Sinalkos do të kërkojë të bashkojë titujt, pasi paraprakisht fitoi Kupën e Maqedonisë. Kujtojmë se skuadra e Silnalkos kualifikimin në finale e siguroi pas fitores 1:3 në fushë të Rabotniçkit dhe me epërsi 2:0 në ndeshje mori rastin të luftojë për titullin e kampionit. Shkëndija pas suksesit të vitit të kaluar kur fitoi dy titujt, këtë vit duhet të kënaqet me finalen në Kupë dhe gjysmëfinalen në play-off.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *