Home / Sport / Volejboll, Shkëndija ‘shkeli’ Vardarin

Volejboll, Shkëndija ‘shkeli’ Vardarin

Kampioni aktual, Shkëndija lehtë ia doli të përballojë sfidën e parë të play off , kundër Vardarit, pasi në tërësi dominoi ndeshjen e zhvilluar në Tetovë, duke shënuar fitore maksimale 3-0 në sete.

Trajneri Durim Luma i dha përparësi volejbollistëve të rinj të cilët e shfrytëzuan këtë rast deir në maksimum, duke treguar performancë të lartë dhe duke plotësuar çdo kërkesë të trajnerit Luma. Andaj Shkëndija nuk kishte vështirësi që të shënojë fitore në setin e parë me rezultat 25-19. Mysafirët nga Shkupi u munduan që të kthehen në setin e dytë, mirëpo nuk ia dolën , pasi që mungonin disa volejbollist të lënduar, të cilët janë me më shumë eksperiencë dhe do të kishin dhënë një kontribut të madh në lojën e Vardarit. Djelmoshat e Durim Lumës e shfrytëzuan këtë elemnt dhe vazhduan me tempon e njëjtë të demolojnë Vardarin edhe në setin e dytë, të cilën e mbyllën me rezultat të njëjtë, 25-19. Mysafirët rrezistuan më shumë në setin e tretë, i cili i takoi skuadrës tetovare, por kësaj radhe me 5 pikë diferencë, 25-20. Në bazë të lojës dhe perforamancës së Shkëndija , nuk pritet të ketë vështirës për kampionin aktual edhe sfidën e kthimit, e cila do të zhvillohet sonte në palestrën sportive ‘Kale’ në orën 17.00. Kundërshtari i radhës i Shkëndijës në gjysmëfinale, në rast se eliminohet skuadra e Vardarit do të jetë Strumica, e cila pasi fitoi Kupën e Maqedonisë, tani dëshiron edhe kurorën e kampionit. Natyrisht se Shkëndija do të kërkojë fillimisht fitore në palestrën ‘Kale’ dhe pastaj od të kërkojë hakmarrje në dyluftimin me Strumicën , për disfatën bindëse në finalen e Kupës së Maqedonisë , kur u mposhtën me rezultat maksimal 3-0. Dyshja tjetër në raundin e parë , janë Liria dhe Rabotniçki, të cilët do të nisin betejat e tyre gjatë fundjavës, ndërsa fituesi do të përballet me skuadrën e Sinalkos në serinë e gjysmëfinales.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *