Home / Sport / Volejboll, Shkëndija shpreson të fitojë Strumicën

Volejboll, Shkëndija shpreson të fitojë Strumicën

Skuadra e Shkëndijës të martën në palestrën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë përballet me Strumicën në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-offit e cila zhvillohet në seri deri sa njëra prej skuadrave të arrijë tre fitore.

Të premten në ndeshjen e parë të zhvilluar në Strumicë, Shkëndija humbi 3:0, ndërsa tani shpreson që të fitojë, për të tentuar që të ndalë hovin e rivalit. Strumica që mundi Shkëndijën në finalen e Kupës së Maqedonisë, është favorit për titullin e kampionit, mirëpo ‘kuqezinjtë’ tetovarë nuk kanë ndërmend të dorëzohen para kohe, megjithse janë të vetëdijshëm se kundërshtari është favorit. “Do jetë ndeshje e vështirë, të cilën do të tentojmë ta fitojmë. Mirëpo duhet të jemi real dhe të themi se kundërshtari është favorit i madh. Ne kemi humbur kohëve të fundit dy herë nga ky ekip dhe kemi të qartë se për momentin kualiteti është në anën e tyre. Por gjithsesi se do të tentojmë që të nxjerim maksimumin nga vetja jonë dhe eventualisht të vështirësojmë punën e Strumicës”, deklaroi trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma. Përballja ndërmjet Shkëndijës dhe Strumicës do të zhvillohet të martën në Tetovë, me fillim në orën 19:00. Ndërkohë nga ora 18:00 në Shkup skuadra e Rabotniçkit përballet me Sinalkon në duelin e dytë gjysmëfinal të paly-offit. Sinalko fitoi ndeshjen e parë me rezultat 3:0 dhe ëshët favorit për tu kualifikuar në finale, ku do të diskutohet fituesi i titullit të kampionit në Ligën e Parë të volejbollit të Maqedonisë për sezonin 2011/2012.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *