Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë

Xhaferi: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë

7 maj-I pyetur nëse do të kërkojë përgjegjësi nga ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska edhe nga zëvendësi i saj Xhelal Bajrami sepse edhe ai ka qenë i pranishëm në konferencat për shtyp, Xhaferi tha se më prioritare është që të menaxhohet situata.

Zëvendëskryeministri për zbatimein e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi sot deklaroi se shoqëria e Maqedonisë është demokratike dhe se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.

“Edhe sot kishim një grevë para Qeverisë, pa dallim që kemi vizitë të komisionerit Fyle. Kjo është demokratike dhe evropiane. Ne nuk i dënojmë këto demonstrata dhe qytetarët kanë të drejtë të dëshmojnë në atë mënyrë revoltën. Nuk kishte ndonjë përleshje. Të gjitha vlerësimet janë se ata protestuan qetë”, tha Xhaferi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se si i vlerëson protestat në Shkup me rastin e arrestimit të grupit të të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcit.

I pyetur nëse do të kërkojë përgjegjësi nga ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska edhe nga zëvendësi i saj Xhelal Bajrami sepse edhe ai ka qenë i pranishëm në konferencat për shtyp, Xhaferi tha se më prioritare është që të menaxhohet situata.

“Të mos lejohet ndonjë eufori që të kemi dëme më të mëdha, e ajo është obligim i organeve qeveritare, kush dhe si është qasur dhe çfarë përgjegjësie do të ketë në të ardhmen. Nuk është kjo më prioritare këtë periudhë, por është dejtësia të respektohet dhe të mos ketë ndonjë prejudikim të gjendjeve”, deklaroi Xhaferi pas hapjes solemne të aktiviteteve humanitare me rastin e shënimit të Ditës së Evropës në sheshin “Skënderbeu

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *