Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Shqiptarët kërkojnë zgjidhjen e problemeve përmes BE, SHBA dhe NATO

Xhaferi: Shqiptarët kërkojnë zgjidhjen e problemeve përmes BE, SHBA dhe NATO

8 maj-“Dyshojë thellësisht se në Maqedoni ka struktura të tilla që mbajnë titullin si organizata fundamentaliste – politike. Organizatat e tilla të fshehta politike, të këtij tipi, për të cilat flitet në opinion, nuk ekzistojnë tek shqiptarët”, theksoi Xhaferi, aktualisht kryetar nderi i PDSH-së.

Ish-lideri i PDSH-së, Arbër Xhaferi deklaroi sot se shqiptarët në Maqedoni dhe Ballkan, zgjidhjet për problemet e tyre i kërkojnë përmes BE, SHBA dhe NATO, dhe jo përmes organizatave fundamentaliste – politike.

Ai këtë e theksoi gjatë një tribune të mbajtur në Tetovë me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Xhaferi theksoi se ka mëdyshje se në Maqedoni ekzistojnë struktura të tilla fundamentaliste – politike.

“Dyshojë thellësisht se në Maqedoni ka struktura të tilla që mbajnë titullin si organizata fundamentaliste – politike. Organizatat e tilla të fshehta politike, të këtij tipi, për të cilat flitet në opinion, nuk ekzistojnë tek shqiptarët”, theksoi Xhaferi, aktualisht kryetar nderi i PDSH-së.

Sipas tij, shqiptarët janë të përcaktuar për të mbështetur kursin politik që diktohet nga BE, SHBA dhe NATO. “Shqiptarët jashtë këtyre institucioneve nuk kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë Ballkanin”, theksoi ish-kreu i PDSH-së, Arbër Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *