Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Strategji për implikimin e fundamentalizmit islamik me interesat shqiptare

Xhaferi: Strategji për implikimin e fundamentalizmit islamik me interesat shqiptare

12 maj-“Politika shqiptare gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë properëndimore dhe andaj, jorastësisht është ngritur një strategji e qarqeve të caktuara për të lidhur interesat e politikës shqiptare me fundamentalizmin dhe radikalizmin islamik”, ka theksuar Xhaferi në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve “Fokus”.

Ish-lideri i PDSH-së, Arbër Xhaferi ka theksuar se nuk është e rastësishme strategjia e fundit e lidhjes së politikës dhe interesave të shqiptarëve me fundamentalizmin dhe radikalizmin islamik në Maqedoni.

“Politika shqiptare gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë properëndimore dhe andaj, jorastësisht është ngritur një strategji e qarqeve të caktuara për të lidhur interesat e politikës shqiptare me fundamentalizmin dhe radikalizmin islamik”, ka theksuar Xhaferi në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve “Fokus”.

Sipas tij, shqiptarët janë të vetmit që nuk kanë asnjëlloj interesi nga vrasja makabre e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. “Nëse analizojmë pasojat e këtyre ngjarjeve, del qartë se kjo vrasje e ftohtë nuk është në interest ë shqiptarëve, por parasegjithash në interes të atyre që nuk mund tëp resin edhe një sekondë që nga kjo ngjarje tragjike të bëjnë arrestime spektakolare dhe nënçmuse të shqiptarëve në Shkup dhe Preshevë. Arrestimet e fundit në Luginë janë drejtpërdrejt të lidhur me ngjarjet në Maqedoni”, ka theksuar Arbër Xhaferi, i cili aktualisht mban edhe detyrën e kryetarit të nderit të PDSH-së.

Duke komentuar fitoren e forcave radikale greke në Greqi, Xhaferi ka theksuar se një nga parti fituese radikale Agimi i Artë, u zhvillua në bazëë të premtimeve anakronike dhe vlerave. Sipas tij, Greqia gjatë kohë ka probleme me versionin e saj të historisë, shtetit juridik dhe problemet lidhur me detyrimet e qytetarëve për të paguar tatimet.

Xhaferi ka shtuar se politikat dhe rrymat islamike asnjëherë nuk do të kenë sukses për të depërtuar dhe për të pasur ndikim në Evropë.

I pyetur se a është akoma ideja e bashkimit të shqiptarëve, Xhaferi ka theksuar se kauza shqiptare për territoret e përbashkëta ka nisur nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe kjo jo si rezultat i intervenimit të faktorit ndërkombëtar. “E drejta e vetëvendosjes është legjitime dhe ajo është hapur që nga rrënimi i Jugosllavisë”, ka deklaruar ish-lideri i PDSH-së, Arbër Xhaferi, duke shtuar se nëse projekti i BE-së arrin që të zgjidh antagonizmat dhe ndarjet gjeopolitike në Ballkan, vendimi për një rajon të qetë do të vijë në shprehje përballë opsioneve tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *