Home / Sport / Xhaka braktis Lojërat Olimpike

Xhaka braktis Lojërat Olimpike

Granit Xhaka duket se ka vendosur të injorojë një ftesë të mundshme nga kombëtarja U-23 e Zvicrës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, Londër 2012.

Futbollisti 19-vjeçar, që është transferuar vetëm pak ditë më parë te skuadra e Borusia Mynshengladbah, duhet të zgjedhë mes pjesëmarrjes në eliminatoret e Ligës së Kampioneve me klubin e tij të ri, apo të shkojë me kombëtaren në këtë aktivitet, pasi datat përplasen.

Sipas udhëzimit të FIFA-s, klubi është i detyruar të lëshojë lojtarët për një aktivitet të tillë, ndaj mbetet në dorën e futbollistëve të vendosin.

Në këtë situatë, kosovari ka preferuar t’i qëndrojë besnik klubit dhe jo përfaqësueses zvicerane, ndonëse kjo mund t’i sjellë probleme në të ardhmen.

“Unë jam një tifoz i Bundesligës dhe pres që të kem një rol të madh në sezonin e ardhshëm me skuadrën. Pres me padurim që të luaj në eliminatoret e Ligës së Kampioneve”.

“Unë dua të qëndroj këtu në mënyrë që të njoh trajnerët dhe lojtarë e tjerë. Borusia është me ë rëndësishme se Lojërat Olimpike”, deklaroi mesfushori kosovar, i cili me sa duket ka vendosur të braktisë Zvicrën në këtë aktivitet.

Deklarata e futbollistit ka kënaqur drejtuesit e klubit gjerman, të cilën nuk do të dëshironin që lojtari të humbte fazën përgatitore me klubin.

“Lojtari ka të drejtë të bëjë zgjedhjen tij. Koha e zhvillimit të aktivitetit është shumë e keqe. Duhet të kemi kujdes nëse blejmë lojtarë të tjerë pasi mund të mos i kemi për këto ndeshje të rëndësishme”, deklaroi shefi i klubit Maks Eberl.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *