Home / Sport / Xhemaili me Napolin fitojnë Kupën e Italisë

Xhemaili me Napolin fitojnë Kupën e Italisë

Napoli shpëton stinorin duke triumfuar në finale të Kupës së Italisë. Napolitanët, ia shkaktuan humbjen e parë në këtë edicion Juventusit duke e mposhtur në finalen me rezultat 2:0.

Shtatë minuta para përfundimit të takimit Marek Hamsik ia ka shuar ëndrrën Juventusit që kishte për synim të mbyllte këtë vit futbollistik i pamposhtur. Pas një kundërsulmi mirë të organizuar në mënyrë mjeshtërore goditi në portën e Zonjës së Vjetër për të shënuar golin e nokautit për torinezët. Ndërkaq golin e parë për napolitanët e kishte realizuar Edison Cavani në minutën e 63-të me anë të 11 metërshit, duke paralajmëruar Juventusit se nuk do ta ketë aspak lehtë në këtë ballafaqim. Për skuadrën e Napolit nga minuta e parë u paraqit edhe mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili.

Takimi u zhvillua me një lojë burrërore, me rast shpesh herë u tejkalua edhe loja fer për shkak të presionit të madh për fitore. Si rrjedhë e saj gjyqtari tregoi gjashtë kartonë të verdhë Xhemaili, Canavaro e Sanctis nga radhët e Napolit dhe Marchisio, Storari e Borriello te Juventusi. Ndërkaq në pastete fundit me karton të kuq u ndëshkua juventini Quagliarella.

Për kapitenin Juventusit Del Piero ky ishte takimi i fundit me fanellën e Juventusit, pasi ai pritet të vazhdoi karrierën larg Torinos, ndërkaq Juventusit i mbetët të kënaqet me titullin e kampionit, për të cilin festoi dy javë më parë. Derisa për Napolin ky është ndër trofetë e rrallë që ka ngritur lartë kjo skuadër në futbollin italian.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *