Home / Lajme / Maqedoni / Zbardhen emrat e pesë të akuzuarve për vrasjen në Smilkovc

Zbardhen emrat e pesë të akuzuarve për vrasjen në Smilkovc

3 maj-Mediat maqedonase tashmë kanë publikuar edhe fotografitë e siguruara të personave që akuzohen se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë më 12 prill në fshatin Smilkovc të Shkupit.

MPB si kryerës kryesor të vrasjes së pesëfishtë i ngarkon Halil Demirin (27) nga Haraçina dhe vëllezërit Afrim Ismailoviq (32) dhe Agim Ismailoviq (33) nga Hasanbegi.

Dy persona të tjerë të akuzuar se kanë ndihmuar vrasjen janë Fejzi Aziri (54) dhe Rami Sejdiu (24). Siç bëhet e ditur në arrati janë Afrim Ismailoviq dhe Halil Demiri.

Mediat maqedonase tashmë kanë publikuar edhe fotografitë e siguruara të personave që akuzohen se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë më 12 prill në fshatin Smilkovc të Shkupit.

Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska theksoi sot se këto persona janë anëtarë të grupit kriminal që kanë kryer vrasjen. Sipas versionit të MPB-së, tre vrasësit më 12 prill rreth orës 20.00 në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit kanë kryer vrasjen e pesëfishtë me anë dy pushkë automatike dhe një pistoletë dhe se më pas kanë ikur në drejtim të një lokacioni tjetër me makinën “Opel Omega”, që më pas ilegalisht kanë kaluar kufirin drejt Kosovës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *