Home / Sport / Zendeli për herë të parë kundër Shkëndijës

Zendeli për herë të parë kundër Shkëndijës

“Do jetë një ndeshje e veçantë për mua, pasi pas një kohë të gjatë do të kem rastin të luaj para publikut që më ka mbështetur gjatë gjithë kohës. Do kisha dashur të dielën shikuesit të ndjekin një përballje cilësore dhe korrekte, ndërsa në fund le të fitojë më i miri”, deklaroi portieri i Renovës, Suat Zendeli.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës përveç gjithë fakteve tjera interesante, kësaj here ka diçka shtesë, pasi në këtë duel në portë të Renovës do të qëndrojë Suat Zendeli, i cili për herë të parë do të përballet me ish-skuadrën e tij Shkëndijën. “Do jetë një ndeshje e veçantë për mua, pasi pas një kohe të gjatë do të kem rastin të luaj para publikut që më ka mbështetur gjatë gjithë kohës. Është kënaqësi që të luaj përsëri në një auditorium të tillë, me atë që kësaj rradhe do jem si kundërshtar. Te Shkëndija kam kaluar momente të paharuara, kur në dy sezone fituam Ligën e Dytë dhe më pas edhe titullin e kampionit në Ligën e Parë. Kohën e kaluar te Shkëndija s’do ta haroj kurrë në jetë, njëjti si publikun tetovar që gjithmonë qëndroi pas meje. Mirëpo jeta e futbollit është e këtillë, unë s’jam fajtor që nuk u ktheva te Shkëndija dhe ja që unë tani jam pjesë e Renovës. Do kisha dashur të dielën shikuesit të ndjekin një përballje cilësore dhe korrekte, ndërsa në fund le të fitojë më i miri”, deklaroi portieri i Renovës, Suat Zendeli. Kujtojmë se Zendeli te Shkëndija ishte ndër futbollistët më të preferuar të publikut tetovar, ndërsa vitin a kaluar deri sa fitonin titullin e kampionit, gardiani shkupjan u bë portieri më i suksesshëm në historikun e ‘kuqezinjëve’, duke mbyllur sezonin me vetëm 21 gol të pranuar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *