Home / Sport / Zhuta tekniku më i mirë në Prishtinë

Zhuta tekniku më i mirë në Prishtinë

“Jam i kënaqur me paraqitjen time në këtë turne, si dhe me nderin që më bënë organizatorët duke më vlerësuar si tekniku më i mirë i turneut. Mendoj se në një mënyrë edhe ne si boksierë dhamë kontributin tonë për shënimin e denjë të 100-të vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, festë kjo e cila besoj se do të vazhdojë të kremtohet gjatë gjithë vitit me të tjera manifestime dhe ngjarje sportive”, deklaroi boksieri nga Struga, Fatlum Zhuta.

Boksieri stugan Fatlum Zhuta ka fituar cmimin tekniku më i mirë në turneun mbarëkombëtar të zhvilluar në Prishtinë, të organizuar për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Strugani Zhuta kishte përballje të shkëlqyeshme me boksierin nga Sllovenia, Aliash Venko dhe pas tre raundeve të zhvilluara ai mori fitoren me vendim unanim të arbitrave, ndërsa paraqitja e shkëlqyeshme i solli cmimin ‘Tekniku më i mirë’, i këtij turneu. “Jam i kënaqur me paraqitjen time në këtë turne, si dhe me nderin që më bënë organizatorët duke më vlerësuar si tekniku më i mirë i turneut. Mendoj se në një mënyrë edhe ne si boksierë dhamë kontributin tonë për shënimin e denjë të 100-të vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, festë kjo e cila besoj se do të vazhdojë të kremtohet gjatë gjithë vitit me të tjera manifestime dhe ngjarje sportive”, deklaroi boksieri nga Struga, Fatlum Zhuta, i cili deshti të shtojë: “Dua që publikisht të drejtoj një falemenderim të madh për trajnerin tim Fisnik Hani, i cili ka merita të mëdha për sukseset e mia. Pa të ndoshta nuk do të isha këtu ku jam dhe për këtë dua që ta falemenderoj publikisht. Sukseset e mia janë edhe suksese të tij dhe për këtë jam shumë i kënaqur që kam rastin ta kem pranë”, përfundoi Zhuta. Ndryshe boksier më i mirë i këtij turneu promotor i të cilit ishte legjenda e boksit Aziz Salihu, u shpall garuesi nga Shqipëria, Kristian Demo.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *