Home / Lajme / Maqedoni / Zjarrfikës vullnetar në komunat rurale

Zjarrfikës vullnetar në komunat rurale

21 maj-Deri më tani ato janë formuarë në dy komuna edhe atë në komunën e Bërvenicës dhe në komunën eTearcës, ndërsa së shpjeti pritet që të njejtat të formohen edhe në komunën e Zhelinës, Jegunocit dhe Bogovinës. Për momentin kemi bashkëpunime me të gjitha komunat dhe ka pasur raste kur në komunë e Bërvenicës kanë intevenuar ekipet vullnetare deri në arritjen e zjarrfikësve nga Tetova”, thotë udhëheqësi i njësitit të zjarrfikësve në Tetovë Kamebr Sadiku.

Njësinë e zjarrfikësve në Tetovë këtyre ditëve e ke vizituar një delegacion i Florianit nga Mançesteri i Britanisë së Madhe. Qëllimi kryesorë i kësaj vizite është vazhdimi i dhënies së ndihmës për zjarrfikësit e Tetovës. Poashtu ndër qëllimet kryesore të kësaj vizite është krijimi i shoqatave vullnetare të zjarrfikësve në komunat rurale të Pollogut . “ Zhvillojmë aktivitete shtesë me qëllim që edhe në këto komuna të ketë grupe të gatshme që do të ndihmojnë zjarrfikësit dhe banorët e këtyre komunave në rast të zjarreve. Deri më tani ato janë formuarë në dy komuna edhe atë në komunën e Bërvenicës dhe në komunën eTearcës, ndërsa së shpjeti pritet që të njejtat të formohen edhe në komunën e Zhelinës, Jegunocit dhe Bogovinës. Për momentin kemi bashkëpunime me të gjitha komunat dhe ka pasur raste kur në komunë e Bërvenicës kanë intevenuar ekipet vullnetare deri në arritjen e zjarrfikësve nga Tetova”, thotë udhëheqësi i njësitit të zjarrfikësve në Tetovë Kamebr Sadiku. Poashtu gjatë qëndrimit të zjarrfikësve nga Britania e Madhe ka pasur edhe trajnime për shpëtimin e viktimave në objekte më zjarrë dhe shpëtimin e tyre në lartësi të mëdha. Sipas Sadikut dhe këto ushtrime ishin të sukseshme pasi që përvoja angleze është më se e nevojshme. Ai thotë se ekipi i Florianit nga Mançesteri jep një mbështetje të mirë për zjarrfikësit e Tetovës në aspect profesional. Ndërkohë nga njësia e zjarrfikësve të Tetovës njoftojnë se në muajt e kaluar është interevenuar në vende të ndryshme por janë zjarre që kontrollohen. “Gjatë këtyre muajve në kemi pasur afër 50 intervenime edhe atë në hapësira të hapura, pyje, objekte banimi, intervenime në akisidente trafiku dhe raste tjera”, thotë Kamberi. Ndryshe, njësia e zjarrëfiksve në Tetovë disponon me nëntë automjete profesionale për intervenim dhe ka të punësuar gjashtëdhjet e tre zjarrfikës të cilët janë të gatshëm 24 orë në ditë për të intervenuar. U.H

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *