Home / Sport / Zyrtare: Çisora-Hej, dueli me 14 korrik

Zyrtare: Çisora-Hej, dueli me 14 korrik

Devid Hej dhe Derek Çisora do të vihen përballë njëri-tjetrit për ndeshjen e “hakmarrjes” me datë 14 korrik, sipas asaj që raporton gazeta “The Sun” e cila është edhe sponsor kryesor i këtij dueli.

Të dy boksierët janë zënë me njëri-tjetrin në Mynih në muajin shkurt dhe asnjë prej tyre aktualisht nuk ka një licencë për të boksuar.
Por “The Sun” ka konfirmuar se është gjetur një mënyrë për të anashkaluar këtë “problem të vogël burokratik” dhe se ndeshja do të mbahet në “Apton Park”, stadiumin e skuadrës së futbollit të Uest Hem.
Bordi i Boksit Britanik i hoqi licencën Derek Çisoras si dënim se pështyu dhe goditi me shpull Vitali Kliçkon para ndeshjes me të në Mynih. Ndërsa Hej ka dorëzuar licencën e tij pasi humbi titullin WBA ndaj Kliçkos së vogël, Vladimir, në Hamburg.
Por Frenk Uorren, menaxheri i Derek Çisora dhe promotori i takimit, ka arritur të sigurojë zhvillimin e kësaj ndeshje duke marrë licencën nga autoritetet përkatëse në Luksemburg.
“Para se të gjithë të fillojnë ulërasin për skandal, dua të them se Federata e Boksit në Luksemburg është krijuar në vitin 1922, 7 vite para asaj britanike. Ata kanë dhënë aprovimin e tyre dhe ndeshja do të zhvillohet në “Apton Park” nën juridiksionin e tyre. Si anëtarë me të drejta të plota në EBU, ata kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë”.
“Unë nuk kam thënë asnjëherë se Derek nuk duhej ndëshkuar, por Bordi në Britaninë e Madhe i tërhoqi licencën, nuk e pezulloi atë, ndaj ai mund të aplikojë në çdo kohë për një licencë në një Bord tjetër”, tregoi Uorren për gazetën britanike.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *