Home / Sport / Zyrtare: Federer është “Men in Black”

Zyrtare: Federer është “Men in Black”

Momenti që Federer ka pranuar se do të kujtojë më shumë nga ky turne është ai kur përkrah tij në fushë ka zbritur aktori Uill Smith, i cili i ka dhuruar atij një kostum agjenti special të “Men in Black”.

Roxher Federer ka fituar turneun e Madridit në tenis duke marrë fitoren e 45 në 48 ndeshjet e fundit, për të ngjitur shkallë të rëndësishme në renditjen botërore duke kaluar Nadal dhe duke iu afruar Xhokoviç. Por momenti që ai ka pranuar se do të kujtojë më shumë nga ky turne është ai kur përkrah tij në fushë ka zbritur aktori Uill Smith, i cili i ka dhuruar atij një kostum agjenti special të “Men in Black”. Aktori amerikan është në Evropë për të bërë publicitet për filmin e tij të fundit me alienë dhe për të qëndruar brenda temës, ka vendosur të nderojë me këtë çmim të veçantë një nga “jashtëtokësorët” e sportit botëror.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *