Home / Sport / Zyrtare: FIFA njeh Kosovën!

Zyrtare: FIFA njeh Kosovën!

Data 22 maj do të hyjë në historinë e futbollit pasi Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, i mbledhur dy ditët e fundit në Budapest, ka vendosur zyrtarisht njohjen e Kosovës dhe i ka dhënë fund izolimit të futbollit të këtij vendi në arenën ndërkombëtare.

“Komiteti Ekzekutiv i ka dhënë aprovimin anëtarëve të FIFA-s që të luajnë ndeshje miqësore me Federatën e Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 79 të Statutit të FIFA-s”, shkruhet në deklaratën e lëshuar sot nga zyrat e institucionit që drejton futbollin botëror.

Kjo do të thotë se çdo përfaqësuese kosovare e futbollit tashmë ka mundësinë të zhvillojë miqësore me të gjitha kombëtaret e botës dhe jo të kufizohet siç ka ndodhur më parë vetëm me disa miqësore “të fshehta” me përfaqësueset shqiptare apo me klube të ndryshme.

Ndonëse FIFA ka lejuar zhvillimin e miqësoreve, Kosova nuk është bërë ende zyrtarisht anëtare e FIFA-s, pasi duhet të kalojë një periudhë prove, gjatë së cilës duhet të bëhet edhe anëtare e UEFA-s.

Në rastet e mëparshme, periudha e provës ka zgjatur 2-3 vjet, ndërsa më pas kombëtaret janë lejuar të marrin pjesë rregullisht në eliminatoret e aktiviteteve ndërkombëtare. Kjo do të thotë se data më e afërt e mundshme që Kosova të marrë pjesë në një aktivitet zyrtar, do të jenë eliminatorët e Botërorit Rusi 2018.

Tani është interesante të shihet se si do të reagojnë futbollist kosovare të cilët janë të shpërndarë në kombëtare të ndryshme, pasi ata kanë edhe ligjërisht mundësinë që të kthehen të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *